E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbillen 500 peme ne Lanë

Gjelbërohet edhe pjesa e padukshme e lumit te Lanës, e cila kalon përmes ndërtesave pranë Unazës se Re ne Tirane. Ky segment, nga Ura e Shkollës Teknologjike, deri ne Unazën e re është transformuar tërësisht, pas punimeve ne te dy krahët e lumit nga Bashkia e Ttiranes, e cila ka filluar gjelbërimin përgjatë skarpateve te Lanës. Rreth 510 peme, te llojit rrap, janë mbjelle ne këtë hapësirë te re për qytetaret e Tiranes. Me përfundimin e projektit, ky segment i Lanës do te jete një park linear, pa praninë e makinave. Ne te dy krahët e lumit janë planifikuar shëtitore për kryeqytetasit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›