Dajt, aty ku debora i bashkohet te dashuruarve
Luljeta Ndoka
Fundjava dhe Shen-Valentini kane ardhur me heret se javet dhe vitet e tjera ne Tirane. Dhe shkaktarja e vetme kesaj here ka qene debora, e cila i ka dhene nje pamje te mrekullueshme malit te Dajtit. Qindra njerez kane sfiduar per te pakten nje dite, friken nga lartesite dhe i jane drejtuar teleferikut per te shijuar bardhesine e debores. Nisur nga pasiguria per te udhetuar me automjetet e tyre, banoret e Tiranes dhe periferive te saj kane vershuar drejt teleferikut per t'u ngjitur atje lart, tutje ne shkrepat e malit te Dajtit.
Fundjava
Rrugetimin e planifikuar per te shtunen ose te dielen, shume prej banoreve te Tiranes e kane konsumuar pikerisht diten e djeshme, edhe pse eshte nje dite potenciale per te punuar ose per te shkuar ne shkolle. Megjithate, ata nuk kane mundur te "rrezikojne". "Druanim se debora do te shkrinte, dhe ky rast nuk na vjen shume shpejt ne duar. Keshtu, vendosem ta afronim fundjaven, duke e bere sot xhiron drejt Dajtit", thote nje cift nga kryeqyteti, i cili ka marre me vete edhe dy femijet, te cilet sigurisht qe e kane braktisur mesimin. Burre e grua rrefejne se vijne te pakten nje here ne muaj, ne malin e Dajtit megjithate, kesaj here nuk u eshte duruar qe te vinin, madje edhe para parashikimit. E, ne fakt, ata jane 4 nga qindra te pranishmit qe kane pasur mundesine dhe deshiren te shijojne bardhesine e bores, e cila per hir te se vertetes ne Tirane eshte me kursim.
Shen-Valentini
Nje cift i ri, plot adrenaline per shkak te mjedisit te mrekullueshem ka vendosur qe Shen- Valentinin ta festoje jo ne 14 shkurt si gjithe te tjeret, por me 13 shkurt. "E kishim planifikuar qe te vinim ketu per te ngrene dreke ne diten e Shen-Valentinit, por kishim frike se debora do te shkrinte. Kjo do te thote se albumeve tona te fotografive do t'i mungonin ndoshta fotot me te mrekullueshme, te cilat i beme sot", thote Anjeza, e dashuruar prej tre vjetesh me Erlisin. Megjithate, gjithcka kane dashur ta ruajne per vete. Asnjera prej fotove te tyre romantike nuk e mori pelqimin e ciftit qe te behej pjese e reportazhit. Ka shume buzeqeshje, dashuri dhe miresi ne syte e te gjitheve. Cdonjeri eshte i paqte. E shumta e agresivitetit qe shfaqin vizitoret e malit te Dajtit jane topat e debores, drejtuar njeri-tjetrit... Ajo qe te bie ne sy, pervec faktit qe te gjitha vizitoret shijuan bukurine e natyres, pa e vrare mendjen per parate qe kane harxhuar, eshte mosha e vizitoreve. Ajo fillon qe nga 6 muajsh, e deri ne 70 vjec. Nje bebe e vockel, me hunden te skuqur nga i ftohti, veshtron i hutuar pamjen e bardhe te debores dhe turmat e njerezve, qe rendin e rendin duke qelluar njeri-tjetrin me topa debore.
Kthimi
Te gjithe jane te vetedijshem se, te kthehesh ne Tirane do te thote te lesh pas bardhesine dhe madheshtine e debores dhe te perballesh me balte, smog dhe pisllek. Por, te pakten ato momente qe kalohen ne periferi, aq me teper kur ajo eshte e mbuluar ne debore, ngelen gjate ne mendjen e njerezve. Radha eshte shume e gjate ne stacionin ku merren kabinat e teleferikut. Madje, disa prej vizitoreve jane 20-30 nxenes te nje klase, te cilet kane braktisur per nje dite te vetme mesimin. Per te arritur kete, ata kane mundur t'ia prishin mendjen edhe mesueses, e cila eshte joshur nga ideja per te lozur me topa bore, e per me teper, per te bere fotografi. Ndersa udhetimi me teleferik eshte i mbushur me frike, kuriozitet dhe rrahje te shpeshta zemre kur e sheh veten disa qindra metra lart tokes.
Fotografite
Pervec deshires per te shijuar bardhesine e debores, duket se njera nga arsyet kryesore te vizites se qindra qytetareve ne Malin e Dajtit, ka qene "etja" per te pasuruar albumin e tyre fotografik. Pozicione te ndryshme ne debore jane fiksuar njehere e mire ne celuloid.
Shtrenjtimi
Gjithcka kushton me shtrenjte ne malin e Dajtit, per shkak te bukurise qe ka marre kjo zone prej debores. Cmimet pothuaj jane dyfishuar gjate dites se djeshme, dhe premtojne te jene po aq, deri ne shkrirjen e debores qe i ka ofruar vizitoreve pamje mahnitese.
Studentja tregon se nuk ka i qelluar shpesh te shijoje kete bukuri te natyres
Adela: Per asnje gje ne bote, nuk do ta humbisja magjine e kesaj pamjeje
Njera nga vizitoret e shumte qe kane preferuar te braktisin te gjitha punet apo detyrimet e tjera, eshte edhe Adela, studentja e Fakultetit te Shkencave te Natyres ne Universitetin e Tiranes. Ajo tregon se aktualisht eshte me sezon provimesh, por ka zgjedhur qe te mos e shkoje dem, mundesine per te shijuar bukurine e paperseritshme te debores. "Ne fakt kam shume ngarkese ne provime per shkak se jam ne vitin e fundit te studimeve. Por, pamja e mrekullueshme qe ka marre mali i Dajtit, tani qe eshte veshur me debore, me tundoi qe t'i lija te pakten per disa ore leksionet dhe te shijoja bukurine e pa mate te natyres", rrefen Adela. Keshtu, ajo eshte organizuar se bashku me shoqerine qe ka perzemer, ka marre rrugen drejt majes me te larte te Tiranes. Studentja e Shkencave te Natyres rrefen se per asnje arsye nuk do te donte ta humbiste madheshtine e natyres gjate dites se djeshme, teksa bardhesise se debores iu shtuan edhe disa rreze dielli, lajmerim i pranveres. Ne fakt, duket se mali i Dajtit ishte modeli me perfekt i turizmit malor, me te gjithe elementet e tij. Qe nga udhetimi i vecante me teleferik, mjediset e ashpra malore, e deri te kuajt qe u vihen turisteve ne dispozicion per te bere xhiro, apo fotografi per ata qe kane frike te hipin ne kale. Keshtu, pamjet tunduese te malit te Dajtit u kane prishur qytetareve cdo plan tjeter, madje u kane nderruar edhe daten e Shen-Valentinit. Dreken e planifikuar pikerisht per sot me 14 shkurt, te dashuruarit e ka konsumuar diten e djeshme. Sepse, ata nuk mund te rrezikonin te shkrinte debora, pa e shijuar ata...
4 Kuaj Jane ne dispozicion te vizitoreve ne malin e Dajtit, me qellim per te bere xhiro apo edhe thjesht foto, duke pasur ne sfond ato pamje te mrekullueshme. Pronari i tyre, nje mesoburre i fton te gjithe qe te bejne xhiro apo fotografi, kundrejt nje shifre prej 200 lekesh.
13 Minuta Zgjat xhiroja me teleferik, ndersa qytetaret shprehen se u bie me mire sesa te udhetojne me automjetin e tyre, per shkak se me kete te fundit, duhet nje ore per te mberritur ne destinacion. Megjithate, kjo zgjidhje efikase duket se kushton mjaft shtrenjte.