E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos ne repartin e grafise e pediatrise

Nje avari ne rrjetin elektrik, shkaktoi nderprerjen e vizitave te pacienteve ne disa reparte te spitalit te Durres. Kete fakt e pohon dhe vete drejtori i spitalit Neritan Myderizi, i cili sqaron se per shkak te avarise ne rrjetin elektrik, spitali i Durresit ka mbetur pa energji elektrike. Ndersa kane punuar me gjenerator vetem dy reparte, ai i kirurgjise si dhe urgjenca. Si pasoje e avarise, jane nderprere vizitat dhe dhjetera paciente kane qendruar ne radhe qe ne oret e para te mengjesit. Kjo situate ka irrituar me se shumti pacientet te cilet ne jo pak raste, jane ndeshur me punonjesit e spitalit. Pjesa me e madhe e aparaturave kane dale jashte perdorimit, per shkak te mungeses se energjise elektrike. Keshtu, nje nder aparaturat me te rendesishme per berjen e grafise, pothuajse ka dale jashte perdorimit, ne mungese te energjise se domosdoshme per t'u vene ne pune. Kjo ka cuar ne krijimin e radheve te gjata te pacienteve, te cilet presin para dyerve te dhomes se aparatures, per ardhjen e energjise. Sipas mjekeve, gjendja ka ardhur si rezultat i reduktimit te energjise, e cila ka prishur oraret e rregullta te pacienteve. Nderkohe qe me shqetesuese, situata paraqitet ne institucionet shendetesore te kujdesit paresor, ku mungesa e dritave eshte me orare te sterzgjatura, si ne te gjitha zonat e tjera te vendit.

E.Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›