Diplomat, te henen suplementi
Luljeta Ndoka
Suplementi i diplomave sipas sistemit te Bolonjes do te nise te henen nga shperndarja. Lajmin e ka bere te ditur Ministri i Arsimit dhe Shkences, Fatos Beja. Ai ka deklaruar se diploma aktuale nuk do te ndryshoje, perpos faktit se ajo do te shoqerohet me nje suplement ku do te jene te gjitha te dhenat per maturantet. Gjithashtu, ministri i Arsimit Fatos Beja ka vendosur te ndryshoje edhe nje pike te udhezimit mbi formulimin e diplomes duke ja lene kete kompetence senatit akademik, ashtu sic e ka parashikuar dhe ligji. Beja u shpreh se politika e qeverise per arsimin, eshte te rrise numrin e te diplomuarve ne menyre, qe te arrijme si vendet evropiane, por nuk mund te kete vende pune te planifikuara. Kesisoj, diplomat e studenteve te nivelit te pare nuk do te ndryshojne. Ministri i Arsimit Fatos Beja i konsideroi koncepte te vjetra deklaratat e Partise Socialiste mbi diplomat, ndersa me studentet tha se kishte arritur nje marreveshje. Keshtu, dega dhe profesioni do te shenohen ne suplementin e diplomes. Diplomes se nivelit te pare te kundershtuar me force nga studentet, se nuk percaktojne titull profesional, nuk do te ndryshoje por asaj do t'i shtohet nga pas edhe nje suplement, i cili do te qartesoje me tej njohurite qe ka marre studenti gjate tre viteve te shkollimit. Edhe keshilltari i kryeministrit per Arsimin, Myqerem Tafaj, deklaroi para dy javesh se vlera e diplomave te reja duket ne suplementin qe e shoqeron ate. Keshtu,, ne te pasqyrohet e gjithe permbajtja e studimeve, ne kuptimin e kohezgjatjes, numrit total te krediteve, notes mesatare, lendet ose modulet dhe peshen e tyre ne kurrikule si dhe nivelin dhe peshen qe ze teza e diplomes se bere. Suplementi i diplomes, u konsiderua nga Tafaj, si baza kryesore per gjykimin e nje punedhenesi mbi llojin dhe cilesine/nivelin e diplomes se fituar. "Sidoqofte, diplomat jane aq cilesore sa i njohur dhe i besueshem eshte universiteti dhe profesorati i tij", ka deklaruar Tafaj. Ndersa sa i perket ceshtjes se formes se diplomes, sipas Tafajt, ajo eshte nje ceshtje lehtesisht e zgjidhshme. Por, per kete, lypset te bashkepunojne ngushte universitetet me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, duke u mbeshtetur ne pervojen e vendeve te perparuara qe zbatojne, prej disa vitesh, sistemin e Bolonjes dhe leshojne diploma Bachelor dhe Master.
Protesta e studenteve kurorezohet me sukses
Rreth 10 dite me pare te gjithe studentet bojkotuan mesimin per shkak te kerkeses se tyre per ndryshimin e nje pike te udhezimit te firmosur nga ish-ministri i Arsimit Genc Pollo. Madje, ata i kane derguar nje peticion ministrit te Arsimit dhe Shkences Fatos Beja, me ane te te cilit i kane kerkuar qe te zgjidhet ceshtja e kompetencave te hartimit te diplomave. Pasi kane studiuar mire ligjin, studentet kane verejtur se ish-ministri i Arsimit Genc Pollo kishte nxjerre nje udhezim ne korrik 2007, ku ngaterronte kompetencat. Me konkretisht, ne baze te ketij udhezimi qe mban numrin 26, dt. 14 korrik 2008 thuhet se formen dhe permbajtjen e diplomes e propozon universiteti, por e miraton Ministria, ndersa "Ligji per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise", i miratuar ne vitin 2007, thote krejt te kunderten.