Dajti, SHKB zbulon policin e dyte
Fier- Vrasja e kater agjenteve speciale gjate operacionit ne Durres per kapjen e te shumekerkuarit Dritan Dajti, ka vene ne shenjester te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem pikerisht uniformat blu. Shkak eshte bere zbulimi i 5 numrave te telefonit te policeve, ne aparatin e te denuarit me 20 vjet burg, per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa. Pas efektivit te Policise se Durresit, dje eshte zbuluar edhe emri i dyte i efektivit qe dyshohet te kete pasur miqesi me 38-vjecarin. Burime te besueshme ne Policine e Fierit thane se ai eshte 23 vjec, agjent i Zyres se Nderhyrjes Operacionale, me emrin Alket Zenelaj, qe aktualisht nuk gjendet ne detyre.
Zyrtaret e SHKB-se dhe Ministrise se Brendshme, kane zbarkuar ne Fier prej disa ditesh dhe gjate verifikimit te numrave me kontrate me 41, qe i korrespondojne Policise se Shtetit, mesohet se eshte gjetur edhe numri i nje agjenti qe ka pasur biseda telefonike me Dajtin dhe dy te afermit e tij, Erges Xhaxhi e Ledion Mara, ky i vrare. Verifikimet po kryhen ne sekret te plote, duke shmangur drejtuesit e policise vendore dhe ata te zyres se SHKB-se ne qark. Te kontaktuar nga gazeta, drejtues te uniformave blu mohuan qe te kene dijeni per kete fakt, apo t'u jete komunikuar se, nje nga numrat eshte i policeve te Fierit. Gjithsesi burime konfidenciale konfirmojne se tashme kreret e SHKB-se, e kane nje emer qe i perket organikes se kesaj drejtorie policie dhe po verifikohen thirrjet e kryera, bisedat dhe mesazhet. Mesohet se agjenti Alekt Zenelaj prej rreth dy vjetesh sherben ne kete drejtori. Aktualisht mesohet se ai ka shkuar me pushime, ndersa vijojne hetimet per te zbardhur te verteten dhe nese agjenti rezulton i implikuar ne kete ceshtje. "Ne jemi ne pritje qe te na njoftojne apo te na kerkojne nje informacion te detajuar, por deri me sot nuk kemi asnje dijeni se per cilin efektiv behet fjale",-tha nje tjeter zyrtar i policise vendore per gazeten "KJ", i pyetur rreth kesaj ceshtjeje. Duket se SHKB-ja ne Ministri mban larg vartesit e zyres se saj ne baze dhe ata te policise vendore, per te mos kompromentuar hetimet. Nuk dihet ende se sa te ngushta jane lidhjet e agjentit me Dritan Dajtin, por nese vertetohet kjo gje, atehere ai mund te perballet me shume akuza pervec "shperdorimit te detyres" apo "perkrahjes se autorit te krimit dhe moskallezimit".