"Dritan Dajti, do te dale se shpejti nga spitali"
Gjendja shendetesore e Dritan Dajtit, ka ardhur ne permiresim te dukshem gjate ketyre dy javeve te trajtimit te tij ne spitalin e burgut ne Tirane. Ne trupin e Dritan Dajtit, i cili akuzohet per vrasjen direkte te 4 oficereve te Policise se Shtetit, ka ende 2 plumba, te marra gjate shkembimit te zjarrit me policine ne 7 gusht, por qe nuk perbejne rrezik per jeten. Drejtori i spitalit te burgut, Ylber Vata, thote se njeri plumb ndodhet ne kemben e majte, ndersa tjetri ne shtyllen kurrizore. Sipas Vates, gjendja shendetesore e Dritan Dajtit eshte normale dhe qendrimi i tij ne kete institucion mjekesor te sigurise se larte, po vjen drejt fundit. Gjithsesi kreu i spitalit te burgut, shpjegon se do te jene mjeket ata qe do te vendosin nese i arrestuari do t'i nenshtrohet ose jo, nje nderhyrjeje tjeter kirurgjikale ne spitalin e burgut ne Tirane. Pak dite me pare vete drejtori Vata, pohoi se plumbi qe Dajti ka ne kolonen vertebrale, mund t'i shkaktoje atij paralize te kembes se majte. Gjate ketyre diteve te qendrimit te tij ne kete institucion, sipas drejtori Vata, i arrestuari Dritan Dajti nuk ka paraqitur shenja nervozizmi ndaj mjekeve, ndryshe nga dita e pare e dergimit te tij ne spital. I superkerkuari nga drejtesia per nje sere veprash penale, vazhdon te ruhet ne masa te forta sigurie ne spitalin e burgut te Tiranes. Me gjithe kerkesat e vazhdueshme te disa familjareve, babait, apo edhe bashkeshortes se tij, Dorela Dajti per ta takuar, deri me tani Prokuroria e Krimeve te Renda, ka refuzuar te leshoje nje leje te tille. Ende nuk dihet sakte se ne cilin burg do te dergohet Dajti, pas largimit nga spitali.