E Diel, 1 Nëntor 2026

Dajti, burg pa afat. Akuzat i japin burg përjetë Shih video This text will be replaced var so = new SWFObject('video/player.swf','mpl','320','276

Nën një mbikqyrje të rreptë policie, Dritan Dajti është shoqëruar me sirena alarmi nga Spitali i Burgut, drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda, i lidhur këmbë e duar.
Pavarësisht vonesave të vogla në trafikun e dendur të Tiranës, eskorta policore që shoqëronte personazhin më të përfolur për rrezikshmërinë e tij, ka mbërritur në orën 10. Dritan Dajti, i rrethuar nga dhjetra forca speciale në automjetin ambulacë, është futur deri në hyrje të ambienteve të Gjykatës për të zënë vend në sallën e gjyqit për dy orë me rradhë.
Mungesa e një avokati mbrojtës ka detyruar Gjykatën të caktojë një kryesisht. Dy prokurorët Eugen Beci dhe Adnand Xholi, të rezervuar për detajet e një seancë të mbyllur për mediat, kanë deklauar se i kanë komunikuar Dritan Dajtit, akuzat e ngritura. Vrasja e katër efektivave parashikon dënimin me burgim të përjetshëm.
“Tentuan të më vrisnin”- Kështu mësohet të jetë kundër-përgjigjur prokurorëve Dritan Dajti, i cili përveç dhënies se gjeneraliteteve nuk ka dashur të flasë mbi çështjen në ngarkim të tij.
Pas dy orë shqyritm, trupi gjykues i Krimeve të Rënda shpalli vendimin me arrest me burg për Dajtin. Ai do të gjykohet, për vrasjen e 4 oficerëve të policisë si dhe armëmbajtje pa leje. Në qeli deri në një afat të papërcaktuar, do të qendrojë dhe kunati i Dritan Dajtit, Erges Xhaxhi. Ai do të gjykohet për dhënien e ndihmës në eleminimin e katër oficerëve të policisë.
Elvis Karoli, personi i arrestuar mbrëmjen e së premtes në Tiranë, i identifikuar si mik i Dajtit, është lënë i lirë nga salla e Gjykatës për mungesë provash. Karoli, pranoi se njihet me Dritan Dajtin, prej vitesh por nuk ka dijeni mbi veprimtaritë e tij kriminale, për të cilat do të hetohet. Gjykata vendosi për mikun e Dajtit masën me detyrim paraqitje.
Dajti do të vazhdojë të mbahet edhe për disa kohë në qelinë e Spitalit të Burgut, nën mbikqyrjen e plotë të policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›