E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poliklinika Nr 1, me qendër imazherie

Poliklinika e Specialitetetve numër një në kryeqytet ose siç njihet ndryshe poliklinika iraniane, ka tashmë dhe një qendër imazherie, duke u bërë kështu e para poliklikë që ka një aparaturë radiologjie të vitit 2009. Kjo aparturë është blerë më fonde të qeverisë. Shiritin e inagurimit të kësaj aparature e preu vetë ministria e Shëndetësisë Anila Godo. Kjo aparaturë moderne, e cila kryen disa funksione, do t’u shërbejë rreth 300 mijë banorëve të zonës. Pas këtij aparati radiologjie, qendra më e re e imazherisë, pritet të paisjet me të të tjera paisje që do të shërbejnë për ekzaminime të sofistikura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›