E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, me shume punonjes se Merkel

Edi Rama, ka me teper punonjes ne bashkine e Tiranes, sesa Angela Merkel ne punen e saj si Kancelare e Gjermanise. Ky eshte krahasimi qe perdori kryeministri Berisha, ne mbledhjen e djeshme te Komitetit te Planifikimit te Strategjive, per te treguar edhe abuzimet e medha gje po behen ne bashkine me te madhe te vendit, per sa i perket numrit te te punesuarve dhe pagave qe ata marrin. Nisur nga ky fakt, kryetari i qeverise deklaroi se per te mbyllur kete kapitull te hidhur do te krijohet Fondi i Zhvillimit te Rajoneve, i cili do te vendose rregull ne shperndarjen e te ardhurave te qeverise per pushtetin vendor. "Kryetari i bashkise se Tiranes ne "headquarter"-in e tij, ka shume me teper punonjes se sa Kancelarja gjermane. Ky sens eshte dramatik. Qeveria gjermane ka 15 per qind me pak punonjes se sa bashkia e Tiranes, se "headquarter"-i i zotit Rama", shpjegoi Berisha ne fjalen e tij. Kryeministri foli edhe per nje mosperputhshmeri te madhe midis organigrames se bashkive kryesore ne vend dhe po keshtu, komunave te vendit. "Eshte jashtezakonisht i papranueshem fakti se bashkia e Tiranes ka te punesuar 14 here me shume, se sa ne bashkine e Durresit, rreth 3.200 punonjes. Ka te punesuar rreth 12 here me shume se sa bashkia e Vlores", vijoi Berisha, duke theksuar se kjo praktike duhet te merrte fund. Sipas Berishes, ky problem ishte shfaqur edhe tek bashkite e komunat qe drejtohen nga te djathtet, ndonese bashkite me problematike ishin ato kryesoret ne vend. Gjithashtu ne mbledhjen e djeshme te Komitetit te Planifikimit te Strategjive, kryeministri theksoi se me krijimin e Fondit te Zhvillimit te Rajoneve, do te merrte fund edhe praktika e rrogave te majme per punonjesit e bashkive dhe komunave. Sipas kreut te ekzekutivit, eshte e papranueshme qe qeveria qendrore te harxhoje vetem 20% te buxhetit per rrogat, ndersa pushteti vendor ne nje total te saj 32%, vetem per pagat e punonjesve dhe drejtueseve te larte. Kjo nisme, ka kembengulur kryeministri, nuk merret per te bere politike, por si domosdoshmeri per te vene rregull, duke mos renduar qytetaret e thjeshte. "Nuk kam ndermend te bej politike, eshte abuzuar ne menyren me te papranueshme me fondet e buxhetit te taksapaguesve shqiptare. Ne i adresojme atyre fonde te pakushtezuara dhe ata i kthejne ne rroga. Nuk po flas per grandet konkurruese, sepse ato kane ecur ne menyre te shkelqyer. Ndaj parate e buxhetit do te kalojne ne Fondin e Zhvillimit te Rajoneve", deklaroi Berisha. Sipas tij, premtimi i qeverise per nje qeveri te vogel, buron nga interesi jetik i taksapaguesve shqiptare, qe parate e tyre te shnderrohen ne shkolla, ne rruge, ne ujesjelles, ne kanalizime dhe jo ne qelepir, ne rroga.

Kryeministri: "Nuk ka pasur investime elektorale"

Akuzat e opozites se parate e buxhetit te shtetit jane perdorur per investime elektorale dhe se ky buxhet ka qene elektoral, jane hedhur poshte nga kryeministri Berisha, i cili tha se ky vit nuk ka qene nje vit elektoral per buxhetin, ndonese ne qershor u mbajten zgjedhjet e pergjithshme. Ai ka theksuar se investimet pergjate 2008-es, kane kapur shifra te larta. "Viti 2009 ishte vertete nje vit elektoral, por serish kemi investuar mbi 10 per qind te Prodhimit te Brendshem. Pra, nuk ka asgje elektorale, por ka nje vullnet te hekurt per te ndryshuar me shpejtesine me te madhe te mundshme infrastrukturen e botes se trete, edhe me tutje, te trasheguar ne kete vend", deklaroi Berisha. Sipas Berishes, ata te cilet u shprehen se nuk po trupezohen ne buxhet fondet e privatizimeve u gabuan. "Kjo qeveri nuk mund te shpenzoje dhe nuk do te shpenzoje kurre, qofte edhe nje qindarke te vetme, jashte ligjit te buxhetit", deklaroi Berisha. Sipas tij, Shqiperia do te vazhdoje rritjen e saj ekonomike dhe ne vitet e ardhshme, pasi forcimi i ekonomise eshte nje nga prioritet kryesore te qeverise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›