Dajti kërkon largimin e gjykatës, shtyhet gjyqi
06/01/2011 Prokuroria: Të vazhdojmë me dëshmitarët
TIRANE- Seanca gjyqësore kundër të pandehurit Dritan Dajti, Ergerst Xhoxhit dhe ish-efektivit Mariglen Muçaj është shtyrë, për shkak të kërkesës për përjashtimin e trupit gjykues të kryer nga i pandehuri Dajti. Ky i fundit s’ka pranuar të zhvillojë seancën, pasi pak kohë më parë ai ka depozituar në sekretarinë e gjykatës kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues. Mirëpo duke qenë se për këtë kërkesë gjykata nuk është shprehur me vendim për pranimin ose jo të saj, i pandehuri Dritan Dajti ka zgjedhur të refuzojë seancat gjyqësore. Dajti akuzohet nga Prokuroria si autor i vrasjes së katër oficerëve të policisë, si dhe plagosjen e një 16-vjeçari. Së bashku me të në bankën e të akuzuarve janë dhe ish-efektivi i policisë Mariglen Muçaj, i cili sipas Prokurorisë dyshohet se e ka ndihmuar Dajtin me uniformë policie dhe mjete të tjera. Ndërkohë që kunati i Dajtit, shtetasi Ergest Xhoxhi akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe falsifikim të dokumenteve, pasi nga hetimet rezulton se ai e ndihmonte të kërkuarin Dajti, duke e transportuar atë me makinë.