Tahiri: Berisha nuk i shpëton dot së vërtetës
06/01/2011 Hetimi parlamentar i zgjedhjeve të vitit 2009
“E vërteta do të dalë nga kutitë, pavarësisht përpjekjeve të Sali Berishës për ta penguar, ashtu sikurse zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë dot skena e përsëritur e manipulimit shtetëror, që vë dorë mbi vullnetin e zgjedhësve për të vënë në dorë mbi pasurinë e shqiptarëve”, - ishte ky qëndrimi më i fundit i Partisë Socialiste sa i takon situatës politike në vend. Deputeti i PS-së Sajmir Tahiri gjatë një deklarate për shtyp u ndal sërish tek transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit 2009. Sipas tij, edhe ky vit i ri për shqiptarët filloi me një krizë, të cilën mazhoranca e thelloi duke mohuar hetimin e zgjedhjeve të kaluara e bashke me to duke kërcënuar seriozisht zgjedhjet e ardhshme. “E vërteta e votave të vjedhura në zgjedhjet e kaluara nuk është kurrë çështje e kaluar e nuk do të bëhet kurrë e tillë, sado të mundohet Saliu. E vërteta e zgjedhjeve të kaluara peshon sot më shumë se kurrë mbi kokën e pushtetarëve, që qeverisin me vota të vjedhura për të vjedhur shqiptarët e zakonshëm”, - vuri në dukje Tahiri lidhur me një çështje të tillë. Madje, duke i mëshuar dhe më tej këtij qëndrimi, deputeti socialist shtoi se “Sali Berisha nuk i shpëton dot së vërtetës së zgjedhjeve dhe të aferave korruptive të familjes së tij biologjike dhe politike. Qytetarët e zakonshëm, që Saliu i ka lënë në baltë, shumë shpejt do të marrin vesh të vërtetën, duke lënë në baltë vetë Saliun dhe ortakët e tij”.