Bashkia e Durrësit investon, kanalet përsëri të bllokuara
06/01/2011 Banorët skeptikë: Do përmbytemi sërish, asnjë objekt mbi kanale nuk është prishur
DURRES- Ndërhyrjet në zonën e Plazhit e të Shkozetit nga bashkia për të zgjidhur çështjen e kullimit të ujërave në ditë me reshje të mëdha shiu është parë me dyshime nga banorët. Këshilli i Bashkisë pranoi të kalojë me procedurë të përshpejtuar fondet në shumën e 110 milionë lekëve për të zbatuar projektet në funksionimin e kanaleve kulluese.
Përmbytjet
Situata në Plazh, Shkozet, Nish Tulla dhe disa zona të tjera ka qenë tejet kritike duke shkaktuar përmbytje të konsideruara. Për këtë arsye këshilltarët i kërkuan bashkisë të niste zbatimin sa më parë të investimeve për të liruar banesat nën ujë. Në qarkun e Durrësit, sipas grupeve të verifikimit në terren, mësohet se rreth 1500 banesa familjare, objekte të ndryshme e lokale shërbimi janë dëmtuar nga shiu, ndërsa dëmi në pajisje elektroshtëpiake dhe orendi të ndryshme është në shifra disa milion lekë. Banorët kanë thënë se prej dhjetë ditësh është punuar në hapjen e kanaleve dhe shtrimit të tubacioneve për drenazhimin e zonës në “Hekurudha”, “Apolonia” dhe “Iliria” në lagjen numër 13 të Durrësit. Një pjesë e fondeve kanë shkuar për të përmirësuar gjenden në Shkozet, tek Gjykata e Apelit e Nish Tulla. Pikërisht në këto zona është edhe numri më i madh i familjeve të dëmtuara nga reshjet, të cilat në disa banesa kanë arrirë deri në 60-70 cm. Banorët kanë thënë se komisionet kanë shkuar shtëpi më shtëpi për të regjistruar dëmet, ndërsa u është thënë se janë përpiluar listat dhe se fondi i dhënë nga shteti do të nisë të shpërndahet së shpejti. Por ajo që vazhdon të shqetësojë banorët ka të bëjë me merakun e tyre se një situatë e tillë si ajo e muajit dhjetor mund të përsëritet dhe kjo do të shkatërronte përfundimisht gjithçka të ndërtuar prej tyre. Dallëndyshe Fetahu, banore prej 60 vitesh në këtë zonë ka thënë se janë bërë disa punime, si dhe janë shtruar tuba përgjatë shinave të trenit tek sektori Hekurudha e në disa vende të tjera. Por ajo mendon se kjo nuk e zgjidh problemin e tyre as për sot e as për të ardhmen. Bashkia, për shkak të situatës kritike, ka vepruar me prokurim të drejtpërdrejtë duke ua besuar zbatimin e projekteve disa firmave. Këto të fundit, sipas banorëve të lagjeve të këtushme, nuk janë mbështetur tek kuotat e përcaktuara, por vetëm kanë ndërhyrë vende-vende. Mjetet e firmave kanë ndërhyrë vetëm në disa vende ku është hedhur inerte për ta shfrytëzuar për rrugë makinash dhe pikërisht në këto vende është çarë rruga dhe është shtruar tubacioni. Kanali i madh që përshkon mes për mes Plazhin ka diametër 4-5 m dhe thellësi 2-3 metër, por me kalimin e kohës është mbushur. Pikërisht në këtë kanal janë shtrirë tubacione 300-400 mm, ndërsa mbi to është hedhur zhavorr. Banorët janë shprehur se investime të tilla nuk e zgjidhin problemin pasi një tub me diametër të tillë nuk ka asnjë lloj kapaciteti për të kulluar ujin. Tubacionet janë vendosur ngjitur me trasenë e hekurudhës ndërsa pusetat janë vendosur në një distancë 50 m nga njëra-tjetra me qëllim kontrollin e pastrimin e vazhdueshëm. Ndryshe nga ç’pritej asnjë gardh, mur apo objekt që është ndërtuar mbi këtë kanal të madh nuk është prishur dhe as nuk është investuar për të kulluar uji dhe kjo e bën të pavlefshëm investimin sipas banorëve të lagjes. Ata kanë thënë se shumë më e rëndësishëm është investimi në pastrimin e plotë të kanalit sesa dëmshpërblimi i tyre. Familja e shtetases Dallëndyshe Fetahu ka një muaj që jeton me qira, por ajo është shprehur se e vetmja kërkesë e banorëve të lagjes është çlirimi i kanalit nga ndërtimet që pengojnë kullimin, veprim i cili nuk është bërë edhe tani që bashkia ka fituar 110 milionë lekë për ndërhyrje në situatën e emergjencës së krijuar.
Janë 150 ndërtime nën kërcënim
Balta “ha” kodrën e Durrësit,erozioni rrezikon shtëpitë
DURRES- Muaj pas muaji rritet risku i rrëshqitjes së masivit të dherave nga kodra perëndimore e Durrësit. Rruga e Currilave ka shfaqur këto ditë të tjera probleme, të cilat dalin në pah sa herë ka reshje të dendura të shiut. Lokalet në rrëzë të kodrës, e cila shikon nga deti në Currila janë çmontuar pasi rrezikonin jetën e pushuesve dhe të punonjësve të lokaleve, ndërsa faqja e kodrës në anën e portit ka pësuar të tjera rrëshqitje në dhjetëra m3 dhera e balte. Specialistët e tokës kanë shfaqur pak shpresa në rehabilitimin e kodrës, e cila në kurorën e saj është mbushur me banesa, pallate shumë të larta e lokale, të cilat derdhin ujin në mënyrë të pakontrolluar në rrëpirën e kodrës duke e bërë të pambrojtur në erozioni. Rreth 75-100 shtëpitë dhe disa pallate të vendosura në kodrën perëndimore rrezikojnë ditë pas dite pasi masivet e dherave janë shembur në rrugë. Pamjet e rrëshqitjes janë të njëjta me ato të periudhave të kaluara, por specialistët thonë se gjithnjë e më shumë kjo kodër po rrezikohet të shembet. Muret me gurë e gardhe dhe rrjeta të shumta thuhet se nuk kanë ndikuar aspak në bllokimin e riskut, ndërsa edhe ato pak drurë pishe, bredhi e lloje të tjera të mbetur në këmbë janë pakësuar nga prerjet. Qindra m3 dhera janë shembur nga pjerrësia e kodrës duke kërcënuar edhe banesat e shtëpitë që gjenden në vendin e quajtur kirurgjia e vjetër në lagjen numër 1 të qytetit. Disa banesa janë çarë, të tjera kanë pësuar dëmtime dhe lëvizje të themeleve apo edhe plasaritje, ndërsa toka mbi e nën këto shtëpi është çarë deri në 2-3 metër thellësi. Me ndihmën e mjeteve të shërbimit komunal bashkia ka larguar baltën nga rruga nga Bërryli në Currila, por në çdo dy-tri ditë ky segment bllokohet përsëri. Edhe muri që është ndërtuar në anë të rrugës për të shpëtuar rrëshqitjet nuk e ka penguar dot baltën apo dherat. Bashkia ka nxjerrë mënjanë 10 milionë lekë vetëm për studimin e zonës, e cila pret fonde të kushtueshme për ta rehabilituar. Kostoja parashikohet të jetë e kushtueshme, pasi do të kërkojë ndërhyrje në sistemin e kanalizimeve, mbjelljes së pemëve, tarracimit, shembjes së objekteve që rrezikojnë, sistemin e ujësjellësit dhe të ujërave të bardha e të zeza. Kodra e Durrësit ka tërhequr vëmendjen edhe të inxhinierëve gjeolog, të cilët kanë studiuar përbërjen e tokës, e cila është e rëndë dhe argjilore. Kjo e bën edhe më të ndërlikuar ruajtjen nga shkarja masive e dherave ngase toka me përbërje të tilla rrëshqasin në mënyrë të papritur pas tejngopjes me ujë pa dhënë asnjë shenjë paraprake.