E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dajti pranon të dëshmojë me avokatin Qeleshi

Prokuroria e Krimeve të Rënda
ka legjitimuar avokatin Arben
Qeleshi si mbrojtësi ligjor i Dritan
Dajtit. Qeleshi kishte kërkuar
disa ditë më parë në prokurori
një takim me klientin e tij, por
ishte refuzuar nga prokuroria. Pas
dorëzimit të dokumentacionit,
midis tyre edhe një prokurorë e
lëshuar nga familjarët e Dajtit,
organi i akuzës i ka dhënë leje
avokatit që të mbrojë të akuzuarin
për vrasjen e katër punonjësve
të Policisë së Shtetit mesditën e
7 gushtit në qytetin e Durrësit.
Tashmë pritet që grupi hetimor
t‘i bëjë Dajtit një vizitë në "qelinë"
e Spitalit të Burgut, me qëllim
marrjen në pyetje. Megjithëse
kanë kaluar 18 ditë nga masakra
e Durrësit, ku u vranë katër punonjës
policie, i dyshuari kryesor
ende nuk e ka dhënë versionin
apo alibinë e tij. Gjatë masës së
sigurisë Dajti vetëm u justifi kua
se policia ishte sjellë shumë keq
me të, por nuk pranoi të japë
detaje nga ngjarja. Tashmë janë
plotësuar të gjitha kushtet ligjore
që "protagonisti" i 7 gushtit të
thotë versionin e tij.
Disa ditë më parë, Dritan Dajti,
i shtruar në njërën nga dhomat
e katit të dytë të Spitalit të Burgut,
ku po mjekohet për plumbat e
marrë në trup, refuzoi të merrej
në pyetje nga Prokuroria e
Krimeve të Rënda, duke kërkuar
avokatin e tij të dikurshëm, Ardian
Leka. Menjëherë pas ngjarjes
dhe pasi është stabilizuar gjendja
e tij shëndetësore, hetuesit dhe
prokurorët e çështjes kanë shkuar
në Spitalin e Burgut, ku ndodhet
i shtruar i arrestuari Dritan Dajti,
për ta marrë në pyetje. Por, në
momentin që i është komunikuar
rregulli ligjor, që ka të drejtë me
mospërgjigje pa praninë e avokatit,
Dajti e ka shfrytëzuar më së
miri këtë mundësi që ia jep ligji,
duke u shprehur se "nuk dua të
fl as dhe as të pyetem pa praninë
e avokatit Ardian Leka". Pas kësaj
kërkese të Dajtit, prokurorët e
çështjes, Ardian Nezha e Eugen
Beçi, duke tentuar të zbardhin sa
më shpejt ngjarjen dhe versionin
e të dyshuarit kryesor të vrasjes së
katër agjentëve të policisë, kanë
kontaktuar me avokatin Leka, i
cili i ka vënë në dijeni hetuesit
se ndodhet me pushime. "Unë
nuk jam ftuar apo njoftuar ende
nga familjarët e ish-klientit tim,
Dritan Dajti. Në rast se do kontaktohem
prej tyre, do të shoh
ç‘mund të bëj, por për momentin
ndodhem me pushime jashtë
Tiranës", mësohet t‘u ketë thënë
zyrtarëve të prokurorisë avokati
Ardian Leka. Mospranimi i marrjes
në pyetje nga vetë Dritan
Dajti dhe Ergest Xhaxhi ka bërë
që prokurorët e çështjes të mbesin
pa versionin zyrtar të dy të
arrestuarve, mbi mesditën e së
premtes, më 7 gusht 2009, në
Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›