Koçi: Partia Socialiste, të gjejë fuqinë e bashkimit
Kreu i PSV 91, Petro Koçi, i sugjeron socialistëve të gjejnë fuqinë e bashkimit. Për këtë Koçi kërkon që të mos bëhen pazare drejtuesish, por platforma gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese. "Humbja jonë nuk është katastrofë, por një situatë nga e cila dilet me fuqinë e pjekurisë dhe bashkimit të energjive. Një analize gjakftohtë do t‘i shërbente fillimit të mbarë të punës dhe procesit të ringritjes së socialistëve në kuota fituese", tha ai.
Ish-deputeti socialist hedh mendimin se bashkimi dhe jo përçarja do të ndihmonte partinë më të madhe opozitare për të arritur pushtetin e kërkuar. Sipas Koçit, shpresa dhe siguria e ardhjes së socialistëve në pushtet do të varet shumë nga fuqia për ndryshime në Partinë Socialiste. Gjetjen e përgjegjësive, Koçi kërkon që gjithkush brenda kampit të majtë duhet ta shohë pikësëpari te vetja dhe më pas te të tjerët.
"Kjo kërkon patjetër edhe forcën morale e qytetare për të pranuar përgjegjësitë e liderëve të së majtës. Secili, mendoj, duhet të kërkojë përgjegjësitë te vetja, e jo t‘i gjejë automatikisht te tjetri. Identifikimi i përgjegjësive te të tjerët është punë e lehtë. Me punë të lehtë nuk meritohet pushteti dhe qeverisja", thotë ai. Koçi shton se "përgjegjësitë, sigurisht që kanë një hierarki. Dhe hierarkia e përgjegjësive është e mirëpërcaktuar në strukturën organizative të çdo partie". Sipas Koçit, Partia Socialiste duhet të shndërrohet me shpejtësi nga një makineri që synon thjesht pushtetin, në një mekanizëm institucional, që ndërton demokraci, shtet e mirëqenie dhe që për shkak të këtyre qëllimeve, të meritojë pushtetin. "Ndryshimet nuk prodhohen vetëm nga një zëvendësim automatik lidershipi, por sidomos nga ndryshimi i sistemit statutor të funksionimit dhe natyrisht të programit politik e të kredibilitetit të qëndrimeve politike", thotë Koçi. Ish-deputeti i Kuvendit të kaluar theksoi se e majta ka nevojë për dialog dhe debat me identitetin e saj, të cilin ai e cilësoi si identitet të shformuar jo pak kohët e fundit. "Ndryshimet mes së majtës dhe së djathtës në Shqipërinë tonë nuk shquhen mirë nga elektorati dhe në këtë fushë ka nevojë për proces të kualifikuar dhe jashtë konfliktit të interesave të titullarëve të ndryshëm të së majtës, të cilët janë shumë të lidhur me të djathtën ekonomike të vendit apo dhe jashtë vendit", thotë Koçi.