Xhelozia, emigranti shqiptar masakron gruan me thikë
Një grua e re shqiptare, nënë e dy
fëmijëve të mitur, emigrante prej
pak kohësh në Greqi, humbi jetën sot
në mëngjes, pasi u qëllua fatalisht me
thikë. Sipas agjencisë NOA, ngjarja ka
ndodhur në ishullin turistik Rodos në
Greqi dhe policia deklaroi se po heton
mundësinë e vrasjes së 30-vjeçares nga
i shoqi, për motive të dyshuara xhelozie.
Familja shqiptare jetonte në qytezën
Afandu të Rodosit, në një banesë
me qira, ku edhe u gjet e vdekur sot
30-vjeçarja shqiptare, nënë e dy fëmijëve.
Viktima kishte pak kohë që jetonte
në Rodos, ku edhe kishte nisur punën në
një biznes turistik. Ajo u gjet e përgjakur
në banesë nga vëllai i saj, i cili menjëherë
njoftoi policinë, ndërsa u përfshi
nga një gjendje shoku pas skenës me
të cilën u përball. Policia helene tha se
viktima ishte therur me thikë. Autori e ka
qëlluar gruan në shtyllën kurrizore, duke
i shkaktuar dëmtim të pariparueshëm të
organeve jetësore, me pasojë vdekjen
e 30-vjeçares, pak orë pas marrjes së
plagëve të rënda.
fëmijëve të mitur, emigrante prej
pak kohësh në Greqi, humbi jetën sot
në mëngjes, pasi u qëllua fatalisht me
thikë. Sipas agjencisë NOA, ngjarja ka
ndodhur në ishullin turistik Rodos në
Greqi dhe policia deklaroi se po heton
mundësinë e vrasjes së 30-vjeçares nga
i shoqi, për motive të dyshuara xhelozie.
Familja shqiptare jetonte në qytezën
Afandu të Rodosit, në një banesë
me qira, ku edhe u gjet e vdekur sot
30-vjeçarja shqiptare, nënë e dy fëmijëve.
Viktima kishte pak kohë që jetonte
në Rodos, ku edhe kishte nisur punën në
një biznes turistik. Ajo u gjet e përgjakur
në banesë nga vëllai i saj, i cili menjëherë
njoftoi policinë, ndërsa u përfshi
nga një gjendje shoku pas skenës me
të cilën u përball. Policia helene tha se
viktima ishte therur me thikë. Autori e ka
qëlluar gruan në shtyllën kurrizore, duke
i shkaktuar dëmtim të pariparueshëm të
organeve jetësore, me pasojë vdekjen
e 30-vjeçares, pak orë pas marrjes së
plagëve të rënda.