E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e deputetit Xhindi, hetime për 20 të dyshuar

rokuroria duket se po
kërkon edhe "gjilpërën në
kashtë" vetëm e vetëm që
të zbardhë ngjarjen e rëndë të 2
majit në qytetin e Roskovecit, ku
mbeti i vrarë në mënyrë misterioze
para banesës deputeti socialist
Fatmir Xhindi. Megjithëse
grupi hetimor në Prokurorinë
e Krimeve të Rënda ka hetuar
të gjitha pistat, ka shoqëruar
dhe marrë në pyetje mbi 500
persona, ende nuk i është "drejtuar
gishti" ndonjë të dyshuari
konkret. Familjarët e deputetit
kanë këmbëngulur në një vrasje
politike, pistë e cila nuk është
rrëzuar asnjëherë, pasi Krimet e
Rënda hetojnë vrasjen e Xhindit
pikërisht në sajë të atributeve të
deputetit. Megjithatë në vazhdën
e hetimeve, për hir të së vërtetës
kanë qenë intensive, prokuroria
ka marrë në dorë tabulatet e 20
personave që kanë lëvizur natën
e dy majit në qytetin e Roskovecit.
Një gjë e tillë realizohet për të
parë nëse të dyshuarit kanë
komunikuar ose jo me persona
të tjerë. Megjithatë, prokuroria
thotë se moslënia e gjurmëve
në vendngjarje, si dhe lëvizjet e
autorëve, kanë bërë të dyshohet
se vrasja është mafi oze.
Tabulatet telefonike
Kompanitë private të telefonisë
celulare i kanë kthyer
përgjigje Prokurorisë së Krimeve
të Rënda për gjetjen e personave
që kanë lëvizur natën e dy
majit në qytezën e Roskovecit.
Çdokush mund të jetë banor
ose mysafi r në këtë qytezë, por
prokuroria thotë se mospasja e
provave të tjera i "ka detyruar" që
të verifi kojnë çdo detaj të mundshëm.
Deri në këtë moment,
dosja është e tejmbushur me
prova dhe dëshmi të familjarëve
dhe personave të tjerë që mund
të ndihmojnë hetimin, por ende
pa nxjerrë ndonjë gjë në dritë.
Në tetë fashikujt e prokurorisë
nuk ka as më të voglin dyshim
për faktin se përse u ekzekutua
deputeti socialist Fatmir Xhindi.
Megjithatë prova e vetme mbetet
identifikimi i autorit nëpërmjet
tabulateve telefonike. Sipas
Prokurorisë së Përgjithshme,
kompanitë celulare kanë sjellë
në organin e akuzës një material
voluminoz me lista telefonatash
dhe biseda midis 20 të dyshuarve.
Tashmë duhet një punë
e madhe për verifikimin e çdo
prove apo detaji dhe në fund do
të vendoset për fatet e mëtejshme
të hetimeve. Prokuroria thotë se
janë verifi kuar detajet më të vogla
për vrasjen e deputetit socialist,
madje edhe "thashethemet"
se deputeti ishte grindur me
një turmë simpatizantësh gjatë
fushatës paraelektorale në zonë.
Hetimet për motivin
Deputeti socialist, Fatmir
Xhindi, mund të jetë vrarë për
shkak të detyrës, për një konfl ikt
të vjetër në vitin 197 dhe për
shkak se ka infl uencuar në një
vendim gjyqësor. Të paktën këto
janë tri pistat kryesore të Prokurorisë
së Krimeve të Rënda, e
cila ka analizuar të dhënat nga
ekzekutimi i deputetit natën e
2 majit në qytezën e Roskovecit,
në periferi të Fierit. Mbi katër
muaj nga vrasja, Krimet e Rënda
i përqendrojnë hetimet në tri
pista, duke rrëzuar një pjesë
dyshimesh se Xhindi mund të
jetë qëlluar për motive pronësie.
Burime nga Prokuroria e Krimeve
të Rënda thanë se deputeti i PSsë
mund të jetë vrarë si pasojë
e një konfl ikti që ka pasur kohë
më parë ish-shoferi i tij personal.
Ndërkaq, nuk është përjashtuar
vrasja për një ngjarje të vjetër në
qytezën e Roskovecit.

Prokuroria, verifikim dëshmive të familjarëve

Aktiviteti politik i Fatmir
Xhindit, deputetit të vrarë
në një pritë para shtëpisë së tij
në Roskovec, do të jetë tashmë
një pistë hetimi nga Prokuroria
e Krimeve të Rënda. Takimet
paraelektorale të të ndjerit
në zonë, si dhe "konfliktet"
politike me banorë të zonës,
do të verifikohen nga Krimet
e Rënda, ndërsa grupi hetimor
do të përqendrohet kryesisht te
dëshmitë zyrtare dhe publike të
familjarëve të viktimës. Asnjë
pistë nuk është përjashtuar nga
hetimi i çështjes, aq më tepër
"vrasja për shkak të cilësive të
veçanta". Kjo akuzë është kompetencë
e Krimeve të Rënda dhe
si e tillë është pista kryesore ku
do të përqendrohen hetimet e
mëvonshme në identifikimin
e autorëve të mundshëm. Dhjetëra
të shoqëruar dhe të pyetur
nga policia dhe prokuroria
duket se nuk i kanë ndihmuar
hetimet për të përcaktuar një
pistë të saktë në zbardhjen e
vrasjes së deputetit socialist. Me
gjithë optimizmin e zyrtarëve
të lartë të Ministrisë së Brendshme
për zbulimin e shpejtë të
këtij krimi, më shumë se katër
muaj pas ngjarjes, autori nuk ka
ende emër dhe shkaku mbetet
mister. Familjarë të deputetit të
ndjerë kanë thyer heshtjen disa
javë më parë, duke kërkuar sërish
zbardhjen e krimit. Mesazhi
duket se është marrë edhe nga
grupi hetimor që punon intensivisht
në Tiranë dhe Fier. Prej
tyre bëhet e ditur se të gjitha
provat dhe dëshmitë e marra
për ngjarjen janë verifikuar
me imtësi. Familjarët deklarojnë
se grupi hetimor duhet të
përqendrohet te vrasja politike,
pasi i afërmi i tyre nuk ka pasur
asnjë konfl ikt të vjetër, çështje
pronësie apo probleme me
persona të tjerë. Në procesverbalin
e prokurorisë ata kanë
detajuar të gjithë aktivitetin e
deputetit në zonë, nga takimet
me banorët e zonës e deri tek
udhëtimet në Tiranë për të
marrë pjesë në seancat plenare
në Kuvendin e Shqipërisë. Të
afërmit shpjeguan edhe takimet
e 49-vjeçarit me eksponentë të
partive të tjera që kandiduan
në zgjedhjet parlamentare të
28 qershorit në Qarkun e Fierit.
Megjithatë, nga të dhënat që
disponojnë, deklarojnë se asnjë
konfl ikt tjetër, veç politikës, nuk
mund t‘i ketë marrë jetën, pasi
Xhindi njihej si njeri i respektuar
në zonë e më gjerë. Sipas
prokurorisë, të gjitha versionet
e familjarëve janë verifi kuar, por
asnjë e re në dritë, çka mund të
identifi konte autorin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›