Dajti refuzon paraqitjen ne gjykate
Tirane-Nisi dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda, procesi me i bujshem gjyqesor i ketij viti, ai i masakres se 7 gushtit, ku gjate aksionit per kapjen e te shumekerkuarit Dritan Dajti, mbeten te vrare 4 oficere te larte policie. Ne seancen e pare gjyqesore nuk ka qene prezent, i akuzuari kryesor i masakres Dajti, i cili mesohet se nuk e ka pranuar fletethirrjen e gjyqit, duke mos folur asnje fjale ne momentin e dorezimit te saj. Brenda kafazit te hekurave kane qene dy te pandehurit e tjere kunati i Dajtit, Ergest Xhoxhi i akuzuar per perkrahje te autorit te krimit dhe ish inspektori i policise se Durresit, Maringlen Mucaj, i akuzuar per shperdorim detyre. Brenda ne salle ka qene e pranishme bashkeshortja e Dritan Dajtit, Dorela. Seanca e pare zgjati vetem pak minuta, ku avokati mbrojtes i te akuzuarit si autor i masakres, i paraqiti gjykates dy kerkesa. Qeleshi kerkoi riperseritjen e fletethirrjes per Dajtin, pasi sipas tij ishte hartuar ne menyre jokorrekte. Ndersa kerkesa e dyte, kishte te bente me verifikimin e gjendjes shendetesore te klientit te tij, i cili sipas avokatit eshte ne rrezik per jeten. Te dyja keto kerkesa jane rrezuar nga gjykata. Sipas gjykates, fletethirrja ishte konform rregullave dhe Dajti kishte refuzuar ta firmoste ate. Gjykata cmoi se Dajti ka qene i vetedijshem dhe ne gjendje koshiente pasi eshte vene ne dijeni per fletethirrjen dhe me ndergjegje nuk e ka firmosur ate. Trupi gjykues, i kryesuar nga Nertona Kosova, i beri te ditur avokatit Arben Qeleshi se nuk legjitimohet per te perfaqesuar Dajtin ne seance, pasi ne prokuren e familjareve ishte bere nje gabim kur ishte shkruar se Qeleshi perfaqesonte Dajtin ne procesin ne Gjykaten e Shkalles se Pare, ne nje kohe qe ceshtja po gjykohet nga Krimet e Renda.
Dosja
Ne 11 dhjetor te ketij viti, grupi i prokuroreve te Krimeve te Renda, i perbere nga prokuroret Ardian Nezha dhe Eugen Beci, pas nje pune prej afro 4 muajsh, mbyllen hetimet dhe derguan dosjen per gjykim ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Ndaj Dritan Dajtit, autorit te masakres se 7 gushtit te ketij viti, ku mbeten te vrare 4 oficere te Policise se Shtetit, prokuroria ka ngritur nje sere akuzash. Vec vrasjes se tyre, Dajti akuzohet edhe per vrasjen e Ledjon Mares dhe plagosjen e Fatjon Shamkut. Ne te njejten dosje jane perfshire edhe Ergest Xhoxhi, kunati i Dajtit, i cili ndodhej bashke me te ne makine kur u qelluan per vdekje 4 oficeret e larte te policise. Xhoxhi akuzohet per perkrahje te autorit pas krimit dhe falsifikim dokumentash. Ndersa bashkepunetori i dyte i Dajtit, Maringlen Mucaj, i cili deri ne 23 nentorin e kaluar sherbente si inspektor policie ne Durres dhe qe dyshohet se ka ndihmuar shumetekerkuarin me informacione per t'iu fshehur policise, akuzohet per shperdorim detyre.
Masakra e 7 Gushtit
Masakra e cila tronditi gjithe opinionin publik ne vend, ndodhi ne 7 Gusht ne pisten "Iliria" ne Durres. Forcat e operacioneve speciale ndodheshin ne ate zone pas marrjes se informacionit per vendndodhjen e te superkerkuarit Dritan Dajti. "Rreth ores 13.45 nga sherbimet e vendosura, eshte konstatuar se personi shume i kerkuar eshte afruar me nje makine Volkseagen tip "Tuareg" me ngjyre te erret, me targa te huaja CR 535 FR. Kur akina kishte ndaluar, 4 oficeret e operacioneve speciale te ngarkuar me kete detyre,
Fatos Xhani, Saimir Duckollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskon, kane bere rrethimin e mjetit, per te bere te mundur arrestimin tij. Gjate nderhyrjes, i shumekerkuari Dritan Dajti ka qelluar menjehere me arme ne drejtim te punonjesve te policise, duke i lene ata te vdekur ne vend. Nga shkembi i zjarrit u plagos rende i shumekerkuari Dritan Dajti, si dhe mbeti i vrare bashkepunetori i tij, Ledion Mara. Aktualisht Dajti ndodhet i shtruar ne Spitalin e Burgut ne Tirane. Pas heqjes se nje plumbi ne shtyllen kurrizore, nderhyrje e kryer ne Spitalin Ushtarak, Dajti u rikthye serish ne Spitalin e Burgut. I shumekerkuari Dritan Dajti, kishte 6 vjet qe jetonte ne arrati, pas largimit ne menyre spektakolare nga gjykata e Tiranes, ne vitin 2003. Ai ishte denuar per vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj, pronari i "Besa Construksion" ne vitin 1999.
Akuzat ndaj Dritan Dajtit
"Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese" ndaj punonjesve te policise Fatos Xhani, Sajmir Duckollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj
"Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese" ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave me pasoje vdekjen e shtetasit Ledjon Mara dhe plagosjen e Fatjon Shamkut
"Mbajtje pa leje te armeve luftarake"
"Falsifikimi i dokumentave" ne bashkepunim duke falsifikuar dhe perdorur dokumentat e mjetit tip "Volseagen Touareg" me targe Cr 535 FR
"Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formulareve" duke falsifikuar dhe perdorur tre dokumenta policie
"Mbajtje pa te drejte e uniformes" duke mbajtur dokumenta dhe shenja dalluese te Policise se Shtetit