Mazhoranca, nga anetaresimi ne NATO, deri te pranimi i kerkeses per ne BE
Ky vit mund te quhet nder me te suksesshmit per qeverine dhe Partine Demokratike ne pushtet. Perpos anetaresimit ne NATO, eveniment ky qe ndodhi ne muajt e pare te ketij viti, Kryeministri Sali Berisha dhe forca politike qe ai drejton, fituan mandatin e dyte per te qeverisur vendin, ne koalicion kete here me te majten Partine Levizja Socialiste per Integrim. Ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Ministrave, kreu i qeverise, Sali Berisha theksoi se keto muajt e gjysmes se dyte te vitit, qe perkojne me 100 diteshin e bashkeqeverisjes PD-LSI. Duke e cilesuar kete mbledhje si finalen e nje 100 ditshi te suksesshem te kesaj qeverie, Kryeministri Berisha shprehu falenderime dhe mirenjohje per kabinetin e qeveritar, stafet e tyre dhe te gjithe Administraten Publike, pa ndihmen dhe perkushtimin e te cileve reformat e ndermarra do te kishin qene te pa mundura. "Intensiteti i ketyre 100 diteve ka qene i paprecedente, jane miratuar mbi 360 ligje dhe vendime, jane zbatuar dhjetera e dhjetera reforma qe bene te mundur vendimet historike. Te gjithe keto, jane tregues i nje performance te madhe", u shpreh kreu i qeverise. Sipas tij ne nje analize te perafert rezulton se intensiteti ketij 100 ditshi ka qene se paku 50 per qind me i larte se sa intensiteti i 100 ditshi ne vitin 2005 dhe per kete une dua t'ju falenderoj e t'ju pergezoj. Gjithashtu, deshiroj t'ju shpreh nje falenderim per te gjithe ekipet dhe stafet tuaja. Reformat e ndermarra do te kishin qene absolutisht te pa mundura pa perkushtimin e tyre, do te kishin qene rudimentare dhe nuk do te mund te benim kurre ndonjehere bilancin qe beme. Ndaj, edhe ju do te paraqisni rezultatet e 100 diteshit, sepse une bera nje paraqitje te pergjithshme", vleresoi Berisha. Sipas tij, secila ministri do te beje bilancin e vete te 100 diteve, por nje gje e tille, do te behet pas Vitit te Ri.
Falenderimi
"Keto 100 dite jane mbi 360 ligje dhe vendime te miratuara. Jane me dhjetera reforma te zbatuara qe bene te mundura vendimet historike. Ndaj, edhe nje here, une me respektin me te madh dhe mirenjohjen me te thelle ndaj jush dhe ndaj punonjesve te administrates tuaj, dua t'ju uroj nje vit te ardhshem me suksese edhe me te medha", u shpreh kryeministri.