E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, feste ne shtepine e jetimeve ne Vlore

Kryetarja e Kuvendit, festoi dje me jetimet, e shtepise se femijeve jetime Uji i Ftohte, Vlore. Diten e djeshme, kryetarja Topalli, ne mes te femijeve te moshave te ndryshme, mes te cileve dhe foshnja, uroi qe ata te rriten te mire dhe te lumtur dhe te shohin deshirat e tyre te realizohen. "Une uroj qe keta femije te rriten te shendetshem, te lumtur dhe gjithmone me fat te mire", tha Kryetarja. Zonja Topalli falenderoi stafin e shtepise se femijeve jetime te Vlores per punen e mrekullueshme qe bejne, per perkujdesjen qe tregojne ndaj ketyre femijeve dhe per dashurine qe u falin cdo dite. "Une e lexoj ne syte tuaj sesi i mbani dhe kujdeseni per keta femije," tha zonja Jozefina Topalli, duke vleresuar edhe ambientin mikprites dhe familjar te krijuar per ta. Ne fund te festes, kryetarja shperndau dhurata per te gjithe femijet e kesaj qendre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›