Dako e Xhaferri debat në auditorin e Universitetit të Durrësit
DURRËS- 90 minuta debat mes kandidatëve për kryetar bashkie në qytetin e Durrësit. Debati është zhvilluar në ambjentet e Universitetit Aleksandër Mojsiu. Vizionet që kandidatët Vangjush Dako i PS dhe Ferdinand Xhaferri i PD kanë për qytetin në 4 vitet e ardhshëm, e parë kjo edhe në raport me Universitetin, kanë qënë pjesë e këtij debati. Gjatë përballjes mes dy kandidatëve nuk kanë munguar as akuzat e ndërsjellta ndaj njëri-tjetrit.
Dako është shprehur edhe njëherë kundër ndërtimit të tecin dhe portit të peshkimit në Durrës, projekte që sipas tij, ka ndërmend të realizojë rivali Xhaferri.
“Ne do të respektojmë të gjithë investitorët, por duke zbatuar mirë normat e mjedisit, normat europiane dhe jo ndërtime tecesh e porte peshkimi, të cilët ndotin qytetin dhe nuk i japin asnjë perspektivë 3-T së zotit Xhaferri, tregti, turizëm, transport”,- tha ai.
Ndërsa Xhaferri, në replikë ka premtuar se do t’i kthejë qytetarëve durrsakë e studentëve të qytetit Bregdetar, Bashkinë, që sipas tij ,Dako e ka lënë pas dore duke u marrë me bizneset e tij private-
“Këtu mo zotëri fillon vizioni në 4 vite, duke u marrë me punët e tua ti krijove indiferentizmin qytetar. Qytetarët durrsakë, studentët panë një kryetar që meret me biznesin e tij dhe nuk i shkon qytetarit tek Bashkia, tek vendi ku duhet të shkojë për të parë c’ndodh me shkollë, me pastrimin, me gjelbërimin. Ky është prioriteti ynë, t’u kthejmë qytetarëve bashkinë”,- u shpreh kandidati i PD.
Gjatë debatit Dako shënjestroi përsëri Xhaferrin, duke e quajtur gënjeshtar, që bën premtime të rreme se do sjellë eshtrat e Ismail Qemalit në vend, ndërsa shtoi se, Xhaferrit nuk i falet që është ministër Kulture dhe nuk di asgjë pëe figurën e Ismail Qemalit.
“Është cështje besimi. Nuk mund t’i besosh bashkinë, celsat e një qyteti një njeriu që të gënjen. Është ministër Kulture dhe nuk di asgjë për eshtrat e Ismail Qemalit. I fal këtë gjë, se nuk e ka kulturën e duhur po nuk ia fal gënjeshtrën që thotë se po bën tratativa për të sjellë eshtrat, ky është një mashtrim i madh. Ky nuk është njeri njerëzor”,- nënvizoi Dako.
Xhaferri nuk nguroi ta akuzonte Dakon se si kryetar bashkie, ka lënë pas dore universitetin dhe sot gënjen studentët.
“Ky zotëria po gënjen studentët, nuk gënjehet e ardhmja, ke 4 vite që ke shkuar vetëm njëherë në këshillin administrativ të Universitetit dhe më flet sot për qytetin”,- përfundoi Xhaferri.
Pas debatit, të ashpër të dy kandidatët janë parë së bashku në kafenenë e universitetit duke konsumuar një kafe.
(m.a/BalkanWeb)