E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Parlamenti miraton me votat e shumices ligjin per faljen fiskale

Ne Shqiperi parlamenti miratoi sot vetem me votat e shumices se djathte ligjin per faljen fiskale te propozuar nga qeveria

Shumica kishte paraqitur ne te vertete projektligjin per amnistine fiskale miratimi i se ciles kerkonte domosdoshmerisht edhe votat e opozites. Por kjo e fundit sic e kishte bere te qarte prej kohesh e kundershtoi projektin e qeverise duke e quajtur ate si nje perpjekje te shumices per te perfitur vota ne prag te fushates zgjedhore.

Deputetja socialiste Mimi Kodheli tha se qeveria duhet te terhiqte ligjin dhe tja neshtronte diskutimeve te gjera per te arritur ne nje projekt te mbeshtetur nga te gjitha palet. Por sipas qeverise opozita e kundershtonte sepse ne te nuk ishte perfshire amnistia e pasurive te politikaneve e nuk do te perfitonin keshtu ata dhe kryetari i tyre.

Shumica hodhi me pas ne votim variantin e faljes fiskale e cila perfshin heqjen e gjobave dhe detyrimeve te prapambetura detyrimet per faturat e energjise deri ne vitin 2008 apo dhe ato te ujit faljen e  taksave te automjeteve dhe gjobave apo te kontributeve te papaguara te sigurimeve shoqerore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›