E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, mazhoranca miraton faljen e borxheve opozita: Pazar elektoral

TIRANË-Kuvendi ka nisur sot punimet e seancës plenare, ku po diskutohet nje pr/ligj shume i debatuar, ai per amnistine fiskale. Para fillimit të seancës së sotme plenare u mblodh grupi parlamentar i PS-së, i cili vendosi të mos e miratojë draftin e qeverisë për amnistinë fiskale, i cili, sipas opozitës, po përdoret nga qeveria për fushatë elektorale. Mazhoranca mbron pr/ligjin, PS akuzon: Pazar elektoral. Ligji miratohet ne mesdite me 74 vota pro dhe asnje kunder pasi opozita nuk mori pjese ne votim

ORA 12:50-MIRATOHET FALJA E BORXHIT
Ne perfundim te debateve, me 74 vota pro te mazhorances Parlamenti miratoi sot ne mesdite ligjin per amnistine fiskale. Opozita nuk mori pjese ne votim, ndersa per pr/ligjin nuk pati asnje abstenim.

ORA 12:45-BERISHA: PS TË VEJË DORËN NË ZEMËR TA VOTOJË
“Lini mënjanë politikën, bëhuni socialë, mendoni për këto borxhe, për këta njerëz që janë në nevojë se ju i latë me paga dhe ndihma sociale mjerane”, u shpreh Berisha sot në Kuvend ku po diskutohet pr/ligji për Aministrinë Fiskale.
Kryeministri akuzoi se kreu i PS Rama ka urdhëruar me pa të drejtë deputetët socialistë që të mos votojnë ligjin, pasi preken interesa të ngushta të pushtetarëve socialistë.
Duke marrë shkas nga deklarata e deputetit socialist Majko se mirë detyrimet për dritat, ujin por a ka garanci se gjatë kësaj kohe nuk pastrohen paratë, berisha garantoi se ky ligj në asnjë nen të tij nuk lejon shkelje të ligjit.
“Uroj që tërë grupi i PS të mbështesë Majkon dhe të reflektojë minimumin e dhimbjes njerëzore. Problemi tjetër i dashur dhe të dashur qytetarë më duhet të bëj me dije se kreu i PS, Edi Rama ka urdhëruar votimin kundër Amnistisë se këtë ja diktoi kupola që ai udhëheq. Pikërisht se u përjashtuan këtu nga kjo aminsitri krerët e SHPK në krye të partisë u krijua ky qëndrim armiqësor ndaj amnistisë. Kjo nuk do ndodhë ndonjëherë nuk do ndodhë në asnjë rast që të amnistohen 2 kategori parash, para duke përdorur politikë, do mbeti gjithmonë në vetmi, do mbesë në vetmi nqs ju mendoni se ne do amnistojmë këto para. Nuk amnistojmë para që vijnë nga krimi dhe droga, ato janë para të paamnistueshme".

Berisha duke vijuar akuzat ndaj PS ftoi deputetet socialistë të votojnë ligjin për tu treguar sic tha ai popullit, se partia vazhdon të mendojë për tad he jo për vete. “Unë e kuptoj që ju jeni parti miliarderësh, po ju garantoj se paratë tuaja nuk do amnistohen sa të jem unë në këtë qeveri. Ju mbroni paratë tuaja ndaj nuk votini amnistinë, ju nuk patët kurajo që të dilni mbi interesat e ngushta dhe të mbështesni biznesin që nuk është klientelist. Janë 120 mijë biznese në Shqipëri që kanë një votë, një qëllim një kontribut dhe jo për interesat e ngushta që numërohen me gishta në PS. E pra mos u beni cinike pa zemer, vini dorën në zemër dhe votojeni, bëhuni njerëzore.
Forcojeni këtë ligj por mos votoni kundër se kur ka ardhur puna për interesat e Beqjas, rrogave tuaja keni ardhur këtu e keni votuar të gjithë”.

Ora 12:20-KUVENDI RINIS PUNIMET
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka rinisur punimet ku pritet te votohet ligji per aministrine fiskale.

ORA 11:40-TOPALLI NDËRPRET SEANCËN
Me kërkesë të grupit parlamentar të PD, Jozefina Topalli vendosi që të ndërpresë seancën plenare për ta rinisur atë në orën 12:15 min.

ORA 11:40-BODE: AMINISTIA E DOMOSDOSHME, PS NUK MORI PJESË NE DISKUTIME
Ministri i Financave Ridvan Bode theksoi se pr/ligji është diskutuar në komisionet përkatëse dhe se është kaluar dhe në Konferencën e Kryetarëve, por ka qënë PS ajo që nuk mori pjesë në diskutim.
Bode u shpreh se amnisti bëhen kurdo dhe kudo në cdo vend pasi sic tha ai detyrimet e kaluara nuk duhen të lejohen të vazhdojnë që qendrojnë mbi kokat e biznesit dhe ekonomisë. “Aministria dhe falja janë elementë që e bëjnë këtë pr/ligj një dosmosdoshmëri dhe shumë të mirëpritur nga biznesi”.

ORA 11:20-KODHELI: NUK JEMI KUNDËR AMINISTRISË FISKALE, POR KY ËSHTË PAZAR ELEKTORAL
Deputetja Mimi Kodheli u shpreh në seancën e sotme se opoziat e mbështet një projektligj për amnistrinë fiskale, por sic tha ajo, pr/ligji I mazhoranës ka synim elektoral dhe nuk është i plotë pasi është sjellë me shpejtësi.
“Opozita shqiptare ka vullnetin e plotë për një aministi fiskale në Shqipëri. Por, kur kemi folur dhe flasim për këtë proces nuk kemi parasysh këto 2 pr/ligje që qeveria solli para pak ditësh. Opozita kërkon një amnistri reale dhe jo populiste. Qëllimi i pr/ ligjit është përfitimi electoral dhe kjo është e padrejtë”.

Kodheli u shpreh se për këtë pr/ligj është shprehur kundër dhe komuniteti i biznesit. Kodheli tha se mazhoranca akuzon me te padrejte opoziten qe nuk e pranon kete pr/ligj.
“Së dyti ne kërkojmë një amnisti të vlefshme dhe jo spekullim me ta. Ky, pr/ligj ka ndeshur në kundërshtim të plotë me komunitetin e biznesit. Të gjitha dhomat e biznesit janë shprehur se bëhet fjalë për një për një pr/ligj të plotë, jo real që bie ndesh me interesat e tyre.
“Ju akuzoni opozitën se është kundër amnistrisë fiskale, ky është Pazar qeveritar, ju nuk e doni amnistrinë, por doni manipulime, ju kërkoni Pazar electoral”, theksoi Kodheli.

Deputetja kërkoi që mazhoranca të tërheqë nga Kuvendi pr/ligjin për amnistrinë fiskale dhe të ulen ta disktutojnë me grupet e interesit.
“Kthejeni këtë projektligj, tërhiqeni dhe le të kthehet për një diskutim transparent. Hajdeni ta diskutojmë dhe të ulemi bashkarisht dhe të biem dakort për këtë proces kaq të rëndësishëm. Ja ku janë dhe grupet e interesit ata janë gati”.

ORA 11:10-SPAHO: LIGJI PER AMNISTINE SJELL PERFITIME PER BIZNESIN
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Edmond Spaho, tha se p/ligji për amnistinë fiskale është një proces, i cili ka në vetvete faljen e detyrimeve, gjobave dhe ngarkesave të tjera, e lidhur ngushtë kjo edhe me amnistimin e disa veprave penale, kryesisht ato që kanë të bëjnë me evazionin fiskal, që janë kundravajtje penale dhe mospagimin e taksave.
Amnistia fiskale, tha Spaho, përfshin një fushë të gjerë detyrimesh të vjetra dhe një numër mjaft të madh përfituesish, duke nisur nga bizneset e vogla e të mëdha, deri tek qytetarët e thjeshtë.
"Projekti i amnistisë parashikon që çdo qytetar mund të legalizojë shuma parash që disponon, duke i futur ato në banka dhe duke paguar tarifë 3 për qind. Sipas projektit, qytetarët mund të rivlerësojnë pronat e tyre të paluajtshme me një tarifë 1 për qind, ndërkohë që u falen gjithë taksat dhe tatimet e papaguara deri në fund të vitit 2010. Po ashtu, parashikohet të falen edhe gjobat doganore për makinat e importuara deri në dhjetorin e kaluar", deklaroi Spaho.
Ai shtoi se projektligji parashikon falje për një serë detyrimesh për biznesin e vogël, e mesëm dhe të madh, gjoba dhe taksa të papaguara doganore, tatime të pashlyera të vjetra.

Ora 11:00-AXHENDA SOT
Me fillimin e fushatës elektorale dhe në marrëveshje të grupeve parlamentare, Kuvendi pezulloi dy javë më parë mbajtjen e seancave plenare për shkak të angazhimit të deputetëve në procesin e afërt zgjedhor të 8 majit.
Axhenda e seancës së thirrur sot parashikon shqyrtimin e dy çështjeve të rëndësishme, siç është pr/ligji “Për legalizimin e kapitalit, dhënien e amnistisë për disa vepra penale dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor e doganor" (2 variante), si dhe pr/vendimi "Për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit hetimor të Kuvendit". Lidhur me pikën e fundit, PS kërkoi "ngrirjen" për një muaj të hetimit parlamentar për veprimtarinë e Kuvendit, deri në përfundim të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 8 majit.

Para fillimit të seancës së sotme plenare u mblodh grupi parlamentar i PS-së, i cili vendosi të mos e miratojë draftin e qeverisë për amnistinë fiskale, i cili, sipas opozitës, po përdoret nga qeveria për fushatë elektorale.
Punimet e sotme të Kuvendit të Shqipërisë po ndiqen nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu. 

LIGJI PER AMNISTINE FISKALE
Referuar p/ligjit, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të legalizojnë të gjitha paratë e tyre. Po ashtu, falen të gjitha taksat e tatimet e papaguara, gjobat dhe interesat e mbartura nga data 31 dhjetor 2010 e më parë.
Qytetarët që duan të përfitojnë nga kjo amnisti duhet që të shfrytëzojnë harkun kohor deri më 31 dhjetor të vitit 2011.

Ligji për amnistinë fiskale:
- qytetarët shqiptarë mund të legalizojnë paratë e tyre kundrejt një tarife prej 3 për qind të shumës;
- pronat e tyre kundrejt një tarife prej 1 për qind të vlerës;
- biznesi i vogël i paregjistruar mund të regjistrohet duke paguar një tarifë prej 3 për qind;
- kompanive u jepet mundësia të bëjnë paraqitjen e plotë të pasurive të tyre në bilance kundrejt një tarife 6 për qind;
- shtetasve që deri në 31 dhjetor 2010 kanë futur automjete në territorin doganor të Shqipërisë dhe nuk kanë paguar detyrimet ndaj administratës doganore, nëse paguajnë 50 % të principalit të detyrimit ndaj kësaj administrate, u falen pjesa tjetër e principalit së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat;
- falen detyrimet e prapambetura, të faturave të energjisë elektrike, ndaj shoqërisë KESH sh.a, Tiranë, nga debitorët familjarë. Pjesa e borxhit e mbetur në shoqërinë KESH sh.a, një shumë prej 38 miliardë lekë i përket konsumatorëve familjarë dhe, pothuajse, 98 për qind e atyre që i kanë këto detyrime i përkasin shtresave në nevojë. Detyrues për faturat e energjisë janë 270 mijë familje shqiptare. Këta janë familje në ndihmë ekonomike, janë pensionistë pa burime të tjera të ardhurash, përveç pensionit të tyre, janë gra kryefamiljare, jetimë, invalidë;
-amnistia nuk përfshin pasuritë që janë subjekt hetimi në përputhje me ligjin antimafia, pra me origjinë nga krimi e trafiqet, si dhe nuk falen pasuritë e krijuara nga zyrtarë apo ish- zyrtarë, që janë të fshehura;
-një tjetër element i rëndësishëm është ruajtja e konfidencialitetit të plotë të të amnistuarve dhe pasurive të amnistuara

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›