Berisha ne Belsh Tirane- Elbasan korridor modern
Kryeministri Berisha ishte në Belsh, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Asqeri Kuqja. “Me zotimin tim solemn, se së bashku me ju dhe Asqeri Kuqen, 4 vitet që vijnë do të ndërtojmë Belshin modern”- tha Berisha.
Kryeministri vlerësoi si një projekt shumë të rëndësishëm ndërtimin e korridorit Tiranë- Elbasan. Ky korridor sipas kryeministrit do të ketë 7 mbikalime, katër nënkalime dhe do të shkurtojë mbi 25 minuta distancën Elbasan- Tiranë.
“Ndërtimi i korridorit Tiranë-Elbasan, do të hape tregun e Tiranës për prodhuesit e mrekullueshëm të Belshit, Dumresë dhe të gjithë qarkut te Elbasanit. Ky korridor prej 31,7 km me tunel 2.4 km me 21 vija dukëse, 7 mbikalime, 4 nënkalime do të shkurtojë me 25 minuta distancën Elbasan-Tiranë, do të hapë Tiranën, tregun e fuqishëm të saj ndaj prodhuesve të Dumresë, Elbasanit, Gramshit, Librazhdit e më gjerë”- Berisha.
Në tubimin elektoral kryeministri Berisha u zotua se në katër vitet që vijnë do të punohet me të gjitha forcat për të shndërruar Belshin në një qytet të zhvilluar, turistik dhe industrial.
Erjon Ajazi