E Diel, 1 Nëntor 2026

"Dakord ne parim me votimin elektronik, por me duket utopi" Rozeta Rapushi

Partia Socialiste nuk ka asnje kundershtim per aplikimin e votimit elektronik edhe ne Shqiperi, pa kuti dhe pa komisionere. Por sipas kryetarit te Partise Socialiste, nje gje e tille ne Shqiperi eshte e pamundur. "Nuk kam asnje kundershtim ne parim, por ne jetojme ne nje vend, i cili eshte kaq larg rrugeve te zhvillimit, eshte kaq larg rrugeve te modernizimit saqe te hapesh nje bisede per kete ceshtje, ne kushtet qe Shqiperia ka sot dhe ne kushtet qe Shqiperia mund te garantoje, eshte njesoj si te flasesh per seksin e engjejve, nderkohe qe nga te kater anet ka vetem shkaterrim, rrenim dhe kercenim", u pergjigj Rama deklaratave te kreut te qeverise Berisha per votim elektronik ne zgjedhje. Sipas tij, eshte e vertete qe vende te Evropes, si Estonia e aplikojne nje sistem te tille por jane shume para me zhvillimet teknologjike. Ne nje kohe kur sipas Rames, mes Shqiperise dhe Estonise nuk ka lidhje per kete eksperience. "Eshte shume vone mendoj une qe pas kaq e kaq kohesh Sali Berisha te vazhdoje te hedhe pellumba dhe te gjithe te shkojne pas pellumbave, nderkohe qe ne terrenin te cilin flasim vazhdon thellohet gropa e rrenimit nga te kater anet. Nuk kam asnje gje kundra, por jam absolutisht i bindur se eshte nje utopi e parealizueshme ne realitetin shqiptar",-tha prere Rama. Ne kete kuader, ai theksoi se nuk mund te cmontohet mekanizmi i korrupsionit elektoral ne qofte se nuk behet transparence dhe ne qofte se secili qe perfshihet ne administrimin e zgjedhjeve nuk eshte i vetedijshem, se te nesermen e procesit do te duhet te perballet me transparencen. "Sepse problem i manipulimit dhe i korrupsionit elektoral nuk eshte thjesht aty tek kutia e votimit dhe tek sjellja e komisionereve, eshte qysh ne majen e piramides, aty ku shperndahen listat e votuesve diten e votimit, te cilat jane te ndryshme nga listat e shpallura ne qendren e votimit", shtoi ai. Sipas Rames, rruga e protestave nuk eshte nje aksion partiak e politik per te realizuar interesin e nje pale, por e vetmja rruge per te garantuar interesat e vendit dhe shqiptareve. Kreu socialist tha se PS nuk terhiqet nga kerkesa per hapjen e kutive te votimit dhe berjen e transparences se plote. Zgjedhjet sipas tij nuk mund te jene peng i nje kategorie obskurantesh qe i sherbejne verberisht pushtetit te manipulimit dhe te vjedhjes se votave. "Sa me shume e degjoj zotin Berisha, aq me shume shqetesohem per ekuilibrin mendore te kesaj qeveria dhe per raportin, teresisht te deformuar dhe te patolerueshem qe ky pushtet ka me te verteten, qe ky pushtet ka me problemet e njerezve, qe ky pushtet kame kete vend ku te gjithe bashke jetojme", shtoi ai.
Ftesa
Kryetari i PS-se, Edi Rama, ftoi dje te gjithe ata qe shqetesohen per funksionimin e brendshem te Partise Socialiste, qe te behen pjese e saj dhe te merren me korrigjimin e asaj qe mendojne se duhet te korrigjohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›