E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkaterrohet nje bande ne Korçe, grabiste duke vrare

Korce-Nje grup kriminal grabitesish, autore te disa ngjarjeve te renda kriminale te regjistruara kohet e fundit, eshte shkaterruar nga policia e Korces. Ne prangat e policise, kane rene tre te rinj nga fshati Pojan, qe ishin kthyer ne tmerrin e juglindjes, per te cilet eshte dokumentuar se jane autore te nje liste te tere grabitjesh te renda, ku nje pjese e te cilave edhe me pasoja te renda per jeten. Operacioni i cili perfundoi ne oret e vona te mbremjes se djeshme, u kodua "Pojani" dhe coi ne arrestimin e Mehmet Ropit, 18 vjec, Blerim Berberit, 25 vjec dhe 24 vjecarit Nerton Fela, te tre nga fshati Pojan i rrethit te Korces. Policia ka mundur te zbuloje te gjitha krimet e kryera nga kjo bande, te kryera vetem ne nje muaj, ku nuk jane kursyer as jetet e njerezve. Pas nje pune te gjate hetimore, strukturat e hetimit dhe parandalimit te krimit ne drejtorine e Qarkut Korce, kane arritur te zbulojne se keta persona, jane autore te vrasjes se 70-vjecarit Nexhat Gega, ngjarje e ndodhur ne 25 mars te ketij viti, si dhe plagosjes se nje takstisti ne 19 mars ne qafen e Zvezes, te dyja keto ngjarje me qellim grabitjen e tyre. Nga keqyrja e gjurmeve te lena prej autoreve ne vendngjarje dhe nga nje pune hetimore intensive, policia ka mundur te zbuloje emrat e tyre. Ne baze te hetimeve rezulton qe grupi i perbere nga tre te rinjte jane autore dhe te disa veprave te tjera penale, si grabitje me arme ne nje shkolle 9-vjecare, ne nje gurore ne fshatin Zvez, te nje servisi dhe nje banese ne Pojan. Nderkohe, sipas policise ky grup kishte nisur aktivitetin kriminal kohe me pare, pasi tre te rinjte rezultojne autore dhe te disa grabitjeve me arme ne qafen e Zvezes pergjate viteve 2004-2005. Pas arrestimit, te tre pjestaret e kesaj bande te tmerrshme grabitjesh, do te vihen para pergjegjesise ligjore, per te provuar te gjitha akuzat qe mbajne autoresine e tyre.

Grabitjet dhe krimet e bandes se Pojanit
Vjedhje me arme ne bashkepunim me pasoje vdekjen e Nexhat Geges, ndodhur ne fshatin Pojan te rrethit Korce , ne daten 25 mars 2010
Vjedhje me arme ne bashkepunim e mbetur ne tentative e nje taksisti, ndodhur ne Qafa e Zvesdes - Komuna Pojan, ne daten 19 mars 2010
Vjedhje me arme e mbetur ne tentative e shkolles 9-vjecare Terove
Prishje e rendit dhe qetesise publike dhe armembajtje pa leje, ndodhur ne fshatin Terrove, Komuna Pojan ne daten 6 prill 2010
Vjedhje me thyerje e gurores ne fshatin Zvezde Komuna Pojan, ne daten 13 mars 2010.
Vjedhje me thyerje e nje servisi, ndodhur ne fshatin Pojan te rrethit Korce, ndodhur ne 25 mars 2010
Vjedhje banese ndodhur ne fshatin Rrembec, Komuna Pojan rrethi Korce, ndodhur ne daten 30 mars 2010
Keta persona se jane dhe autore te disa vjedhjeve me arme te ndodhura ne Qafen e Zvezdes ne vitet 2004-2005, per te cilen po kryhen hetime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›