“Dakord për miratimin e një Ligji organik për presidentin”

“Pleqtë e së majtës”
Ndonëse nga ana institucionale Partia Socialiste s’ka komentuar mungesën e një ligji rregullues për veprimtarinë e presidentit të Republikës dhe domosdoshmërinë e miratimit të ligjit organik, ekstremi më i skajshëm i saj, del në mbështetje të një nisme të tillë. Kësisoj, ish presidenti i Republikës, Alfred Moisiu është shprehur dje se aksioni për rregulluar veprimtarinë e presidentit është një vendim pozitiv.
“Për gjykimin tim ky ligj nuk prish punë, të përcaktohen disa gjëra që pavarësisht se në Kushtetutë janë të njohura dhe të mirë shkruara të drejtat legjitime të presidentit, por ka dhe gjëra që nuk janë saktësisht të caktuara, të drejtat dhe detyrat e presidentit kur është në funksion, edhe kur largohet nga detyra”, deklaroi ai.
Ndonëse eksponentë të caktuar të së majtës janë në mbështetje të një aksioni ligjor që do të përcaktonte organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së presidentit të Republikës, Edi Rama ende s’ka konfirmuar një qëndrim final lidhur me këtë çështje.
Miratimi i një ligji organik për institucionin e Presidencës, është jo vetëm e logjikshme por njëherazi edhe një detyrim kushtetues, porsa kohë çdo institucion shtetëror ka një ligj që rregullon organizimin dhe funksionimin e tij.
Debati i fundit, shkaktuar nga mos emërimi i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese nga presidenti i Republikës, sigurisht që e bën më emergjente aprovimin e një nisme të tillë, por kjo mesa duket nuk vlen për Edi Ramën. Kryetari i socialistëve, deri sa të kthehet nga pushimet, ndoshta do ta kuptojë se shkelja e Kushtetutës është e patolerueshme dhe se s’duhet të lejohet.