“Mazhoranca e gatshme për transparencën e zgjedhjeve, mungon vullneti i Edi Ramës”

Qëndrimi i PS, reagon zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta
Mazhoranca mbetet e hapur për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit por ka qenë opozita e cila nuk ka shfrytëzuar instrumentet e saj ligjore. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i jashtëm Ilir Meta për deklaratën e Sekretarit për çështjet ligjore në PS-së Fatmir Xhafa se opozita është e gatshme të marrë pjesë në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit për të votuar komisionin hetimor.
“Mazhoranca ka qenë e hapur për transparencën e procesit zgjedhor. Edhe kryeministri Berisha është shprehur në favor të riformatimit të komisionit parlamentar, ndërsa për çështjet e tjera dihet se pengesa ka qenë vetë opozita që nuk ka shfrytëzuar instrumentet ligjorë që ka pasur në dispozicion”, u shpreh zëvendëskryeministri, Ilir Meta.