Dalai Lama: Jam ‘pro‘ Olimpiadës në Kinë
Ditën kur flaka olimpike u prezantua në një ceremoni të shkurtër në San Francisko dhe u nis menjëherë drejt Buenos Aires, Dalai Lama. Udhëheqësi shpirtëror i budistëve tibetianë ka folur gjatë një konference për shtyp në Japoni, duke thënë se nuk e kundërshton zhvillimin e Olimpiadës në Kinë. "Jam ‘pro‘ faktit që Kina do të organizojë Lojërat Olimpike, megjithatë, tibetianët kanë të drejtë që të bëjnë protesta jo të dhunshme", deklaroi Dalai Lama. "Nuk jemi antikinezë, por ndihem i trishtuar, sepse qeveria e Pekinit ka tentuar që të më përshkruajë si një djall. Unë jam njerëzor. Dua të falënderoj Bashkimin Evropian për interesimin që kanë treguar".