Hernan Krespo, objektivi i ri
Edhe pse në Itali pretendojnë se Juventusi dhe Palermo kanë arritur marrëveshjen për Amaurin (13 milionë euro, plus Noçerinon dhe Markionin), për repartin sulmues ka një alternativë të re. Bëhet fjalë për argjentinasin e Interit, 33-vjeçarin, Hernan Krespo, që nuk po gjen shumë hapësira. Në listën e shpenzimeve janë edhe emrat e Maksi Rodriguez (mesfushor i Atletiko Madrid) dhe Dekon e Barcelonës. Orët në vazhdim pritet të jenë decizive edhe për të ardhmen e Flaminit.