E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donin të rrëmbenin atletët, arrestohen

Ministria kineze e Sigurisë ka bërë të ditur se ka arrestuar dy organizata terroriste, të cilat kishin planifikuar që gjatë Lojërave Olimpike "Pekin 2008", të rrëmbenin disa atletë, gazetarë dhe turistë. Në rajonin e Xinjiang, policia ndaloi anëtarët e një grupimi separatist uigurë, që sipas burimeve zyrtare dukej se kishin planifikuar atentate në hotelet e Pekinit dhe Shangait. Që prej janarit 2008, janë arrestuar 45 persona që dyshohet se synonin të sabotonin evenimentin që do të zhvillohet në muajin gusht. Forcat e rendit sekuestruan 19 eksplozivë, 4 kilogramë dinamit, 7 detonatorë dhe 100 kg material për ndërtimin e bombave.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›