Samir Nasri thërret Interin
Pas shumë muajsh që ka shprehur interes për talentin francez të Olimpik Marsejës, Samir Nasri, më në fund, Interi duket se ka marrë sinjalin e parë pozitiv. "Gjithmonë më ka pëlqyer futbolli italian. Unë përkrah Ibrahimoviç, do të ishte zgjedhje ideale", deklaroi mesfushori. Ndërkohë, zikaltërit kanë përcaktuar edhe objektivët e tjerë në merkato, ku për Hleb parashikohet një duel me Barcelonën, ndërkohë që ideja më e fundit është fantazisti i Sienës, Tomas Lokateli.