E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanremo, fitues dhe sharje për jurinë

Sanremo, 21 shkurt, NOA - Valerio Scanu, është fituesi i festivalit të Sanremos me këngën, Per tutte le volte che. Fituesi më i ri për festivalin më të vjetër, ky është komenti që ka bërë prezantuesja për gjatë dhënies së çmimit për 19 vjeçarin.

Në finale kanë arritur dhe triua, Pupo-Emanuele Filiberto-Luca Canonici, të cilët u renditën në vendin e dytët me këngën Italia amore mio. Ndërsa në vend të tretë u rendit, Marco Mengoni, me këngën Credici ankora.

Turpt dhe të shitur, këto ishin akuzat që spektatorët i bënin jurisë pas shpalljes së fituesve.

Protesta e para nisën gjatë shpalljes se eliminimeve të konkurrentëve për në fazën finale. Fishkëllimet e platesë kanë qenë më të mëdha kur nga gara u skualifikua, Irene Grandi.

Ndërsa orkestra ka dhënë shenjat e pakënaqësisë duke lëshuar tinguj gjatë përjashtimit të.

Por sipas gazetës, Corriere Della Sera, salla ka pasur pakënaqësinë më të madhe dhe shpërthimin e inatit në meomtin që u përjashtua nga gara, Malika Ayane.

Kur në fund u kualifikua dhe këngëtarja Noemi, salla ka kuptuar se kush ishin finalistët dhe ka bërtitur. turp dhe të shitur.

m.xh/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›