Shkarkohet nga detyra kreu i Aluiznit të Tiranës

Shkarkohet kreu i Aluiznit për Qarkun e Tiranës Ferdinand Shehu. Vendimi është marrë nga drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t Shaban Memia me motivacionin për mungesë të integritetit personal dhe mashtrim të organeve emëruese përmes manipulimeve në jetëshkrim.
Shpresa Muho juriste e drejtorisë Qendrore të Aluiznit deklaroi se largimi i kreut të Aluizni-t nga posti i tij u bë në funksion të vlerësimit mbi parimet morale të drejtësisë.
Ferdinand Shehu në realizimin e jetëshkrimit të tij ka lënë pa përmendur një eksperiencë pune 4 vjeçare në hetuesinë e rrethit të Vlorës si dhe ka fshirë edhe detyrën si efektiv në ministrinë e rendit publik.