Energjia, konsumatorët mund të llogarisin vetë sesa harxhojnë

Tashmë shqiptarët mund të llogarisin në mënyrë individuale se sa harxhojnë dhe si duhet të veprojnë për të kursyer. Fabiola Haxhillari drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun pranë kompanisë CEZ shpërndarje shpjegoi se është shumë e nevojshme që klientët të jenë të ndërgjegjshëm për energjinë që harxhojnë dhe të marrin masa që të ulin konsumin e energjisë duke përdorur në mënyrë të duhur pajisjet elektroshtëpiake.
Llogaritësi interaktiv i konsumit të energjisë është i vendosur online dhe mund të përdoret prej të gjithë konsumatorëve të energjisë elektrike në vend.