E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalai Lama mban peng "Olimpiket"

Kina akuzoi Dalai Lamën të dielën se po shfrytëzon zemërimin në Tibet për të mbështetur kërkesën për pavarësi, në prag të lojërave olimpike të gushtit që do të mbahen në Pekin. Sulmi verbal mbi liderin tibetian në mërgim, i akuzuar më herët se po bashkëpunon me separatistët myslimanë, ujgurë, në rajonin perëndimor të Kinës Xinjang, është pjesë e një propagande intensive për të nxitur zemërimin ndaj Kinës dhe për të sabotuar Lojërat Olimpike. Zemërimi dhe dhuna shpërthyen në Tibet pasi murgjit budistë demonstruan në kryeqytetin e vendit, Lhasa, më 10 mars, në përvjetorin e 49-të të kryengritjes së dështuar kundër sundimit kinez. Pesë ditë më vonë, policia dhe ushtarët kinezë dolën nëpër rrugët e kryeqytetit. Autoritetet kineze thonë se një polic dhe 18 civilë janë vrarë. Protestat anti-qeveritare më pas shpërthyen edhe në provincat e afërta me shumicë tibetiane, duke çuar në akte dhune, në të cilat shumë njerëz u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën. Në disa provinca, trupat vazhdojnë ende patrullimet nëpër rrugë dhe mbajnë shkollat dhe manastiret budiste nën vëzhgim. Agjencia zyrtare e lajmeve, "Xinhua", raportoi të shtunën se 94 persona ishin plagosur në zonat tibetiane në Gansu, pothuajse gjysma e tyre ishin policë. Ndërkohë, Dalai Lama, lideri shpirtëror i budizmit tibetian, ditët e fundit ka kritikuar dhunën dhe tha se ai dëshironte të fillonin bisedimet me Kinën për të negociuar autonominë, jo pavarësinë, për atdheun e tij.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›