Përse Romina po i shpëton dy herë daljes nga shtëpia
Olsi, Visi dhe Nardi kanë shprehur më tepër se të tjerët mërzitjen e tyre për daljen e Junës nga shtëpia. Olsi mendon se ka persona brenda shtëpisë, që me të vërtetë e meritojnë të dalin. Ai i referohet Inës, të cilën edhe e ka nominuar, ndërsa prezanton strategjinë që do të ndjekë në vazhdim: Nominimin e gjithë parazitëve të shtëpisë. Ndërsa për këtë javë ai priste, që të ishte Romina e nominuara, që duhet të dilte nga shtëpia. Sipas tij, Rominën janë të tjerët që e kanë nxjerrë nga situatat e vështira dhe ajo s‘ka bërë asgjë për veten e saj. Juli dhe Visi kanë menduar po ashtu se Romina, duhet të dilte këtë javë. Pasi kanë folur keq për të, ata janë shprehur pozitivisht për daljen e saj këtë javë nga shtëpia. Olsi shprehet se Juna ishte një vajzë që i jepte gjallëri shtëpisë dhe se do t‘i mungojë. Pas daljes së Junës, Visi ka shpërthyer në lot, sepse e ka ndier veten në faj për faktin që e ka nominuar javën e dytë. Ai shprehet se tani i vjen keq, sepse ka mundur ta njohë dhe të ndryshojë mendim.
Ina është një tjetër e mërzitur brenda shtëpisë, por për faktin se për herë të parë është nominuar nga të tjerët. Gjendja e saj ka ndryshuar disi pasi është përzgjedhur nga Poli, si femra me të cilën do të kalojë natën në ambientin arab, ku kanë qëndruar për gjithë natën së bashku.
Jacuzzi ka ndryshuar pak atmosferën në shtëpi pas ikjes së Junës. Të gjithë janë turrur drejt tij dhe kanë improvizuar lojëra të ndryshme. Banorët kanë bërë garë se kush do të mbajë me gjatë frymëmarrjen brenda në jacuzz dhe fituese është shpallur Najada.
Sakaq, Olsi dhe Nada kanë ndarë sërish shtratin së bashku.
Banorët gjithë natën e kanë kaluar, duke pirë verë e duke bërë thashetheme dhe mezi kanë mundur të hapin sytë në mëngjes. Të parët zgjohen Olsi dhe Najada, të cilët kanë kaluar natën bashkë. Poli dhe Ina kanë qëndruar përgjatë gjithë natës në suitën arabe, ku kanë fjetur pranë e pranë. Zgjimi më i keq ka qenë për Rominën, e cila sapo hap sytë fillon të qajë për Junën dhe thotë se ajo do i mungojë shumë në shtëpi.
Julinda sapo zgjohet nis misionin e shërbëtores, për dy pashallarët e saj, Polin dhe Inën. Ajo u sjell atyre mëngjesin, ndërsa ata vazhdojnë të qëndrojnë në suitën që po u pëlqen shumë. Por intimitetin e tyre e prishin herë pas here, Shkëlqimi dhe Ervisi, të cilët janë kuriozë të dinë se çfarë po bëjnë të privilegjuarit e shtëpisë.
Romina i shpëton për të dytën herë nominimit dhe kjo ka habitur disi personat në shtëpi. Pasi e kanë diskutuar këtë gjithë natën edhe në mëngjes ata vazhdojnë sërish të diskutojnë se si mundi Romina të shpëtojë edhe këtë herë. Olsi i shpreh asaj habinë e tij për këtë rezistencë të saj. Shkëlqimi bashkohet me këtë ide, ndërsa shprehet për Rominën se ajo nuk është e keqe, por është e shëmtuar. Visi shprehet se nuk e duron dot nëpër shtëpi. Romina e pranishme në mendimet, që ata përcjellin për të, u thotë të mos mërziten, sepse do të vazhdojë të qëndrojë edhe për pak në këtë lojë. Me largimin e Rominës nga kjo bisedë, të tjerët filluan të flasin keq për të. Visi e konsideron femër pise, ndërsa Shkëlqimi një aktore të vërtetë. Ai shton më tej se me këtë aftësi të saj për të aktruar, Romina i ka shpëtuar dy herë nominimit.
Olsi rikujton Junën dhe nxjerr nga xhepi një byzylyk, që ajo e ka harruar në shtëpi. Ai e konsideron këtë stoli të harruar prej saj, si një motiv që do t‘i bashkojë jashtë në një takim. Astriti i thotë Olsit se për daljen e saj mund të ketë ndikuar i dashuri, familja ose rrethi më i ngushtë shoqëror, për të mos e lënë të gabojë brenda. Julinda, Ina dhe Romina shprehen po ashtu se Juna i mungon.
Të nominuarit e javës
Astriti-Ina-Leonard-Romina
Nëse votoni nga Shqipëria:
Me SMS (AMC dhe Vodafone):
Për të eliminuar Astritin, dërgoni: BB ASTRIT në 15120
Për të eliminuar Inën, dërgoni: BB INA në 15120
Për të eliminuar Leonardin, dërgoni: BB LEONARD në 15120
Për të eliminuar Rominën, dërgoni: BB ROMINA në 15120
Me telefon (voice):
Për të eliminuar Astritin, telefononi në: 09001924002
Për të eliminuar Inën, telefononi në: 09001924005
Për të eliminuar Leonardin, telefononi në: 090001924009
Për të eliminuar Rominën, telefononi në: 090001924013
Nëse votoni nga Kosova (Ipko):
Për të eliminuar Astritin, bëni një thirrje në numrin: *151*2#
Për të eliminuar Inën, bëni një thirrje në numrin: *151*5#
Për të eliminuar Leonardin, bëni një thirrje në numrin: *151*9#
Për të eliminuar Rominën, bëni një thirrje në numrin: *151*13#
Nëse votoni nga Maqedonia:
Për të eliminuar Astritin, dërgoni: GET VOTOJ ASTRIT në 141930
Për të eliminuar Inën, dërgoni: GET VOTOJ INA në 141930
Për të eliminuar Leonardin, dërgoni: GET VOTOJ LEONARD në 141930
Për të eliminuar Rominën, dërgoni: GET VOTOJ ROMINA në 141930
Nëse votoni nga Mali i Zi:
Për të eliminuar Astritin, dërgoni: VOTOJ ASTRIT në 1600
Për të eliminuar Inën, dërgoni: VOTOJ INA në 1600
Për të eliminuar Leonardin, dërgoni: VOTOJ LEONARD në 1600
Për të eliminuar Rominën, dërgoni: VOTOJ ROMINA në 1600
Nëse votoni nga Greqia:
Për të eliminuar Astritin, dërgoni: VOTOJ ASTRIT në 4526
Për të eliminuar Inën, dërgoni: VOTOJ INA në 4526
Për të eliminuar Leonardin, dërgoni: VOTOJ LEONARD në 4526
Për të eliminuar Rominën, dërgoni: VOTOJ ROMINA në 4526
Nëse votoni nga Anglia:
Për të eliminuar Astritin, dërgoni: VOTOJ ASTRIT në 60999
Për të eliminuar Inën, dërgoni: VOTOJ INA në 60999
Për të eliminuar Leonardin, dërgoni: VOTOJ LEONARD në 60999
Për të eliminuar Rominën, dërgoni: VOTOJ ROMINA në 60999
SSSASS