"Tirana east gate", hapet qendra e re tregtare
Fondi shqiptaro amerikan për zhvillim ka aprovuar investimin prej 2.4 milionë euro në kompaninë "Tirana east gate". "Tirana east gate", është qendra tregtare që po ndërtohet së fundmi nga Balfin Group. Vlera totale e investimit është 48 milionë euro dhe do të ofrojë përafërsisht 1000 vende të reja pune. Banka Europiane për Rindertim dhe Zhvillim ka ofruar për projektin një financim në formën e huasë për një shumë totale prej 24 milionë eurosh. I pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve të kësaj qendre ishte edhe kryeministri Sali Berisha i cili theksoi se qeveria është e vendosur të krijojë klimq të mirë për biznesin dhe investimet.
Ndërsa kreu i Balfin Group, Zamir Mane ka theksuar se në përfundim të saj kjo do të jetë qendra më tërheqëse në Tiranë .
Ndërsa kreu i Balfin Group, Zamir Mane ka theksuar se në përfundim të saj kjo do të jetë qendra më tërheqëse në Tiranë .