E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkupi stoliset me flamuj kombëtar

Një pjesë e Shkupit është vërshuar nga flamujt kombëtar me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar.

Rrugët në disa lagje të Shkupit janë stolisur me flamuj, ndërsa në komunën e Çairit është vendosur një flamur gjigant kombëtar dhe një flamur me logon e 100 vjetorit, duke mbuluar ndërtesën komunale.

“Çairi do i ngjajë Tiranës, Vlorës, Prishtinës, do të jetë pothuajse ikonografia e njëjtë. Kemi filluar prej objektit të komunës dhe stolisja do të jetë nëpër bulevarde me të njëjtat elemente, me të njëjtën ikonografi, materialet që janë përdor edhe në Tiranë”, deklaroi kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, transmeton INA.

Në kuadër të këtij 100 vjetori, kjo komunë do të organizojë edhe garën për lagjen më të zbukuruar, e cila do të shpërblehet nga komuna.

Flamuj kombëtar janë të vendosur edhe në komunat rurale të Shkupit, duke ndjekur edhe moton “Një dritare – një flamur”, një organizim i bërë nga komunat shqiptare të Shkupit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›