E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kuvend refuzohet të bisedohet për gjendjen në veri

(E plotësuar) Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, grupi parlamentarë i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që të debatohet për gjendjen e jashtëzakonshme në veri të vendit.

Por kjo kërkesë nuk ka gjetur edhe përkrahjen e grupeve tjera. Ndërsa grupet parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë refuzuar që në rend të ditës si temë diskutimi të futet gjendja që është duke u krijuar në këto momente në Veri./Indeksonline/

......

Është miratuar Projektligji për sigurinë dhe shëndetin në punë, megjithë disa vërejtje të deputetëve. Projektligji parasheh krijimin e një Grupi Punues të përbërë nga Ministria, Punëmarrësit dhe Punëdhënësit.
Nga 75 deputetë prezentë, 70 votuan për miratim në shqyrtimin e parë në Kuvend. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq, potencoi se Projektligji parasheh krijimin e një grupi punues.

“Masat janë: krijimi i një grupi punues me përbërje anëtarësh nga ministria, punëdhënës dhe punëmarrës, licencimi i kompanisë që do të shkojë për kontroll tek punëdhënësit për të kontrolluar shkallën e riskut në vendet e punës dhe në bazë të asaj të vendoset për masat që duhet të ndërmerren dhe të caktohen njerëzit në kuadër të atyre kompanive që do të angazhohen për sigurinë në punë”,tha Rashiq, transmeton RTK.

Në përgjithësi, projektligji me disa vërejtje ishte i pranueshëm për Grupet Parlamentare. Më kritik ishte deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu, i cili tha se si grup e përkrahin projektligjin, megjithëse nuk dallon shumë nga ligji aktual.

“Në këtë projektligj duhet themelohet Këshilli Nacional për Siguri në Punë dhe njëjtë edhe ligji ekzistues e obligon qeverinë që të themelon Këshillin që 9 vite më parë kur është miratua ky projektligj dhe ky Këshill ka 9 vite që nuk është aprovua dhe tani në këtë projektligjin e ri vetëm shtohet një nen me disa paragrafë pak më ndryshe”,tha  Aliu./Indeksonline/

.....

Vazhdimit të mbledhjes së kaluar të Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme i janë shtuar edhe dy pika të reja të rendit të ditës: shqyrtimi i parë i Projektligjit për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor, si dhe shqyrtimi i Raportit të tretë për zbatimin e Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian për vitin 2012.

Në rend dite janë: shqyrtimi i parë i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, shqyrtimi i parë i Projektligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve ”Shota” si dhe për ansamblet tjera, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›