Sheshet gati me 28 nëntor

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga punëkryesit intensifikimin e punimeve në sheshet “Ibrahim Rugova” e ”Zahir Pajaziti”, në mënyrë që ato të jenë të gatshme për kremtimin e 28 Nëntorit.
“Kryetari Mustafa me bashkëpunëtorë ka inspektuar punimet në dy sheshet në qendër të Prishtinës prej tri ditësh rresht. Ai ka kërkuar nga punëkryesit intensifikimin e punimeve, sidomos në hapësirën përreth shtatores së Skënderbeut, me qëllim të vendosjes së platesë ku pritet të mbahet një koncert festiv për nder të 28 Nëntorit”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komunës, Asdren Osaj, raporton koha.
Ai ka thënë se deri në javën tjetër llogaritet të përfundojnë 90 për qind e punimeve në të dy sheshet./Indeksonline/