Real Madridi në pritje të Nejmarit
Real Madridi ka marrëveshjen për transferimin e yllit të Santosit, Nejmar, në “Bernabeu” dhe Zhoze Murinjo tashmë ka filluar përgatitjet për ta pritur atë në ekip. Gjithçka tani varet se sa dëshiron të presë Zhoze Murinjo, i cili nëse e dëshiron tani Nejmarin, atëherë duhet të paguajë 45 milionë euro për të, ndërsa nëse pret deri në janar, çmimi i tij do të pësonte rënie drastike. “Ai do të jetë një prej atyre që do ta bëjë diferencën. Nuk mund të lejosh që ky rast të lëshohet”, i tha një prej veteranëve trajnerit Murinjo.