E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhemo, trajneri emergjent i kombëtares

Nga Adi Metaliu

Federata Shqiptare e Futbollit po mendon edhe për trajnerin emergjent të Shqipërisë në rast se çështja e trajnerit të ri nuk zgjidhet para dy ndeshjeve miqësore të nëntorit, me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë (11 dhe 15 nëntor). Sipas sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Eduard Prodani, në rast se Duka nuk do ta emërojë trajnerin e ri para dy miqësoreve, atëherë me shumë mundësi kuqezinjtë do ti drejtojë Xhemal Mustedanagiç.

Kuzhe, pavarësisht se ka kontratë deri në fund të dhjetorit, e ka mbyllur me Shqipërinë. Ne po mendojmë seriozisht për Xhemon, në rast se para dy miqësoreve të nëntorit Duka nuk e ka zgjedhur trajnerin. Kuptohet, si trajner emergjence, ka pohuar Prodani. Mustedanagiç arriti një kualifikim historik me U-17 në eliminatoret e zhvilluara në Estoni, duke zënë vendin e dytë në grup pas Gjermanisë.

Arritjet e moshave ngrenë në detyrë Redi Jupin

Sukseset e arritura nga përfaqësueset e moshave U-17 dhe U-19 (skuadra e Skënder Gegës ka ende një shans për tu kualifikuar si e treta më e mirë) i faturohen strategjisë së re që ndoqi FSHF në organizimin e moshave. Kështu, përveç trajnerëve Mustedanagiç dhe Gega, u emërua edhe shefi i zyrës së talenteve, Redi Jupi.

Duke parë seriozitetin e punës së tij, drejtuesit e FSHF-së kanë vendosur që, përveçse me talented, Jupi të merret edhe me organizimin e të gjitha përfaqësueseve të moshave, përveç kombëtares A. Shtimi e përgjegjësive kuptohet që shoqërohet edhe me rritjen në detyrë. Redi Jupi është drejtor teknik i ekipeve kombëtare në FSHF.

Trajneri Shëtel i falet Salihit në derbin e Vjenës

Hamdi Salihi do ta nisë titullar ndeshjen AustriaRapid në kampionatin austriak, që do të luhet të dielën. Në dy ballafaqimet e fundit, Austria fitoi 3-0, ndërsa në renditjen aktuale ka katër pikë më shumë se Rapidi i Hamdi Salihit. Për këtë arsye, trajneri Petër Shëtel, i kritikuar shpesh kohët e fundit, ka vendosur të hedhë në fushë sulmuesin shkodran. Unë i di statistikat e Salihit, ndaj kam reflektuar dhe do ta hedh në fushë nga minuta e parë, është shprehur trajner Peter Shëtel. – Salihi ka luajtur në këtë sezon vetëm katër ndeshje nga fillimi, prandaj ekipi ka shënuar një gol.

Hamdiu është sigurisht, sulmuesi më i mirë zonal në Austri. Por, për momentin, ne kemi nevojë për lojtarë, të cilët duhet të na çojnë deri atje. Fatkeqësisht, ne nuk mund ti afrojmë 30 krosime Salihit. Hamdi Salihi i ka shënuar dy gola tripikësh kundër Austrisë gjatë sezonit të kaluar, në dy fitore 1-0, që janë dhe të fundit për Rapidin. Jo më kot ai konsiderohet nga media austriake specialist kundër Ketrave.

Vangjeli asist, Bogdani titullar ndaj Sienës

Çernomorets, ku aktivizohet Kristi Vangjeli, ka fituar 2-1 ndeshjen e kampionatit ukrainas me Aleksandrian. Mbrojtësi i kombëtares sonë në pjesën e parë ka luajtur në të majtë, ndërsa në pjesën e dytë në të djathtë të mbrojtjes. Në minutën e 61-të dha krosin e golit të dytë për vendësit. Ndërsa Erjon Bogdani pritet të luajë titullar në ndeshjen e Serisë A ndaj Sienës, ish-skuadrës së tij. 34-vjeçari përfshihet në formacion pas një mungese të shkurtër, për arsye dëmtimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›