Dalic luan me fatin e tij në Lushnjë

Trajneri kroat i Dinamos e i Shpresave të Kroacisë, Zlatko Dalic, ka mundësinë më të mirë për të shijuar fitoren e parë në transfertë, kur të shtunën do të përballet në "Roza Haxhiu" me Lushnjën, por një nga paraardhësit e tij kroatë te Dinamo, Luka Bonacic barazoi 2-2 dy sezone më parë.
Kampionia në fuqi është në një krizë rezultatesh e golash, pasi në katër ndeshje ka arritur vetëm një fitore e tre barazime, të gjitha pa gola. Dalic luan me fatin e tij në Lushnjë, por gjithsesi, presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj e ka rikonfirmuar trajnerin karizmatik.
Lushnja, që ka mundur të fitojë vetëm një nga dy takimet e zhvilluara në shtëpi (atë me Flamurtarin) do të bëjë të pamundurën për të ndalur 17-herë kampionët, që pak kanë treguar nga loja e sezonit të kaluar.
Golashënuesi më i mirë i Dinamos , Sabino Plaku (2 gola), së fundi kërcënoi me rikthim në Norvegji pas përfundimit të fazës së parë, ndërkohë që zëvendësuesi i Pero Pejicit, Vrane Petricevic (1 gol) nuk është më i preferuari i tifozerisë blu, edhe pse Dalic ende beson te rikthimi i formës të patriotit të tij.
Për të hedhur një vështrim të shkurtër statistikor, katër ndeshjet e fundit midis tyre, ato në sezonin 2005-2006 i kanë pasur të treja rezultatet.
Në takimin e fundit të zhvilluar në "Roza Haxhiu", Lushnja humbi 1-4 Dinamon, më 13 janar 2006: gola të Julian Ahmataj, Artion Poci, Eleandro Pema e Goran Vinceticit, katër lojtarë që nuk bëjnë më pjesë në grupin dinamovit.
LUSHNJA-DINAMO
Data: 27.09.2009
Ora: 16:00
Stadiumi: "Roza Haxhiu", Lushnjë
Gjyqtar: Ervis Peza
Bilanci: 82 ndeshje; 9 fitore Lushnja, 25 barazime, 48 fitore Dinamo. Golat: 50-153
Fitorja e fundit e Lushnjës: 1-0, 25.03.2006
Barazimi i fundit: 2-2, 27.08.2005
Fitorja e fundit e Dinamos: 4-1, 13.01.2006
LUSHNJA-DINAMO
Katër ndeshjet e fundit
Sezoni 2005-2006
Lushnja-Dinamo 2-2
Dinamo-Lushnja 3-0
Lushnja-Dinamo 1-4
Dinamo-Lushnja 0-1