Dalin emrat e 5 grave anëtare të kryesisë
Share
Arta Dade, Valentina Leskaj, Mimi Kodheli, Eglantina Gjermeni dhe Lindita Nikolli do të jenë femrat anëtare të kryesisë së re të PS-së, të zgjedhura me listë të veçantë për shkak të përfaqësimit të kuotës 30 për qind të grave, që PS e ka përcaktuar tashmë me statut në çdo strukturë. Kandidatet femra për kryesinë, nga të cilat u zgjodhën vetëm pesë gratë e mësipërme, ishin 10. Leskaj, Nikolli dhe Kodheli ishin anëtare në kryesinë e vjetër, ndërsa Dade, e cila ka humbur postin e Sekretares për Marrëdhëniet Ndërkombëtare për shkak të shkrirjes së këtij posti arriti të futej në forumin e lartë të partisë, ku ka qenë dhe më parë në karrierën e saj të gjatë tashmë në PS. E vetmja prurje e re është emri i deputetes Eglantina Gjermeni.