E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e PS, probleme me numërimin elektronik, votat e pavlefshme po numërohen me dorë

Share

Një lexues optik i përdorur për herë të parë në Shqipëri për të numëruar votat e Asamblesë Kombëtare të PS-së në mënyrë elektronike, nuk e ka kaluar sfidën duke shkaktuar probleme në numërimin e votave për Kryesinë dhe sekretariatin e ri të PS-së. Gjatë numërimi kjo makineri nuk ka lexuar si vota të vlefshme votat ku në kuadrat është shënuar po apo aty ku kryqi ka qenë jashtë vijës. Në një rivlerësim të votave që po bën aktualisht komisioni i posaçëm i asamblesë së PS-së, duke i rinumëruar me dorë këto votam ka pasur dhe ndryshime të rezultateve të dhëna deri më tani për sekretarët. Për shembull siç njofton selia rozëm Gramoz Ruçi ka marrë 190 vota për mbajtjen e detyrës së tij si kryetar i Asamblesë dhe jo 168 sa u tha fillimisht nga numërimi elektronik. Procedura e numërimit po shikohet në mënyrë manuale dhe për kryesinë, duke sjellë sigurisht dhe vonesën e rezultateve. Rama e quajti një risi numërimin elektronik, por ai tha para votimit se kjo procedurë do ndiqet duke ju njohur sigurisht gjithkujt të drejtën e rinumërimit manual për të verifikuar votat e veta në rast dëshire dhe për çfarëdo arsye të një apo më shumë personash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›