Rama: Jemi të mjaftueshëm, Meta e ka bërë zgjedhjen e tij
TIRANË- Në përgjigje të gjithë mesazheve të lëshuara për një bashkim të mundshëm ose jo me LSI-në si alternativë për të fituar zgjedhjet, Rama ka deklaruar nga Asambleja e PS-së se ai tashmë është pjesë e pushtetit.
Herë pas here, me naivitet, dashamirësisht, por dobësisht biem në tundimin e lëshimit të mesazheve për Ilir Metën. Meta është pjesë e pushtetit ai e ka bërë zgjedhjen e tij, ne nuk kemi cti themi sa kohë ajo mbetet zgjedhja e tij. Jemi të mjaftueshëm, për të arritur të shkojmë në cdo derë dhe për ti folur cdo zemre- tha Rama.
Sipas tij, programi është një argument dhe ajo që ka në dorë tashmë PS është që argumentit ti japim shpirt.