Dhunohen gazetarët e Ora News tek Drejtoria e Tatimeve
Dhunohen gazetarët e emisionit ‘Alarm’ në Ora News në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Incidenti ka ndodhur gjatë mëngjesit të ditës së premte kur gazetarët e ‘Alarm’ kanë kërkuar që të marrin informacion në lidhje me një çështje, të cilën po pasqyronin në këtë emision dhe që kishte të bënte me pajisjen me kupona tatimor.
Sipas kryeredaktorit të këtij emisioni, Eljo Laze, dhuna e ushtruar ndaj gazetarëve ka qenë e pajustifikueshme.Pas ngjarjes, gazetarët kanë bërë edhe kallëzimin penal në Policinë e Tiranës.
Emisioni ‘Alarm’ që prej disa kohësh po investigon mbi çështjen e pajisjes së bizneseve të ndryshme me fatura dhe kasa fiskale. Ndërkohë që konstatimi i fundit nxori në pah se ligji nuk zbatohet as në disa prej institucioneve më kryesore në venm, siç janë ministritë, dhe nga ana tjetër organi përkatës për këtë, Drejtoria Tatimore nuk merr asnjë masë./ora-news