Shorti i Euro 2012, Gjermania në grup ferri, Italia me Spanjën, Anglia me Francën
Share
Është hedhur në Kiev të Ukrainës shorti për Euro 2012. Shorti ka nxjerrë grupe interesante, ku më i vështiri mund të thuhet se është Grupi B, pasi aty gjenden Gjermania, Holanda, Portugalia dhe Danimarka.
Italia ndërkohë ka rënë gjithashtu në një grup të vështirë, duke qenë se do të ndeshet me kampionët në fuqi, Spanjën. Përballje interesante ofron edhe Grupi D, ku gjenden Franca dhe Anglia. Grupi më i lehtë duket se është A-ja. Më poshtë grupet e përcaktuara nga shorti.
Grupi A
Poloni
Greqi
Republika Çeke
Rusi
Grupi B
Holandë
Danimarkë
Portugali
Gjermani
Grupi C
Spanjë
Republika e Irlandës
Kroaci
Itali
Grupi D
Ukrainë
Suedi
Francë
Angli