E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalipi: Basha me stafin po bëjnë turizëm në Washington

Kryetari i Këshilltarëve të grupit të Partisë Socialiste, Aldrin Dalipi, ngre gishtin mbi kryebashkiakun Lulzim Basha, duke e akuzuar për një sërë çështjesh të cilat janë tejet të rëndësishme për shqiptarët.

Ndërsa për ta, marrja e postit nuk zgjidhi asgjë, në vesh të shurdhët qëndroi dhe ngjarja e 21 janarit, ku u vranë 4 qytetarë.

Për Dalipin, Basha së bashku me stafin e tij po bëjnë turizëm në Washington, sikundër po bëjnë reklamën e punëve të pabëra, që nga themelet që kur kryebashkiaku rrëmbeu mandatin me votat e grabitura brënda KQZ-së.

Po shpërdoron taksat e qytetarëve dhe në mënyrën më të turpshme, ai që do u dëgjonte zërin nuk denjon as të japë llogari për abuzimin miliona euro me sheshin Skënderbej apo me shthurjen e planit urbanistik të hartuar nga studio me përvojë dhe të njohura ndërkombëtarisht, shqetësim ky edhe i Presidencës së Bashkimit Europian.

Në vazhdën e akuzave, për Aleancën për të ardhmen, Basha duhet të bëjë transparente faktin si u zgjodh në krye të postit, ndërsa e cilësojnë se vodhi zgjedhjet me një vendim gjykate.

Lulzim Basha duhet të gjejë guximin e tu shpjegojë atyre shqiptarëve që do të mblidhen për ta dëgjuar në konsullatë sesi i shpëtoi gjykimit për vjedhjen dhe abuzimin prej 200 milion eurosh në rrugën Durrës Kukës me procedurë, pasi nuk pati guximin që të përballej me këto akuza. Ai duhet tu shpjegojë atyre se përse ka pushuar nga puna me dhjetëra e dhjetëra punonjës të Bashkisë, që nga pastrueset e deri tek specialistët më të mirë, për ti zëvendësuar më pas me militantë apo familjarë. Dhe kur të jetë duke folur për këtë pikë, le tu shpjegojë edhe përse mban drejtor një zyrtar që brenda institucionit të Bashkisë ka ofenduar e goditur, ditën për diell, dy punonjëse.

Ana tjetër e medaljes është dhe 21 janari.

Por mbi të gjitha le tu shpjegojë atyre akuzën më të rëndë që i rëndon mbi supe: sesi, në 21 janar 2011, në kohën kur ai ishte ministër i brendshëm, Garda Republikane nën urdhrat e tij dhe të Sali Berishës, hapi zjarr dhe vrau në mes të bulevardit 4 qytetarë të pafajshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›