E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sensibilizim të senatit për çështjen e tokave të çamërisë

03/02/2012  Tahiri në Washington

Prej disa ditësh në Ëashington të Shteteve të Bashkuara ndodhet për një vizitë zyrtare Deputeti I PDIU Dashamir Tahiri. Gjatë kësaj vizite deputeti Tahiri është takuar me zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të Kongresit dhe Senatit Amerikan. Midis takimeve të shumta vlen të përmendet takimi me Antarin e Komitetit të Jashtëm dhe Kryetarin e N/Komitetit të Hapësirës dhe Aeronautikës Kongresmenin Dana Rohrabacher. Në këtë takim u fol edhe për Çeshtjen Çame dhe iu bë me dije Kongresmenit Rohrabacher përpjekjet e deritanishme e Forcës Politikë që Deputetit Tahir përfaqëson, për të arritur një pasqyrim të qartë të problemit çam dhe gjetur hapësirat e nevojshme për sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar në këtë çështje. Gjatë takimeve në Kongresin Amerikan Deputeti Tahiri është pritur edhe nga Kongresmeni Frank Ëolf me të cilin është folur për zhvillimet në Shqiperi dhe përpjekjet e maxhorancës per marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Edhe Kongresmenit Ëolf I është bërë me dije problemi I Çamërisë dhe gjithashtu rruga paqësore dhe institucionale që po ndiqet për sensibilizimin e vendeve perëndimore për zgjidhjen e kësaj çeshtjejë .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›